Kombëtarja e Kosovës luan sot ndaj Zvicrës, fitorja një shpresë e vogël për kualifikim në EURO 2024 - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës luan sot ndaj Zvicrës, fitorja një shpresë e vogël për kualifikim në EURO 2024

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj, në ciklin kualifikues EURO 2024, për shkak se përballja me Zvicrën, do të na tregojë të gjitha. Fitorja do të thotë ende mundësi për kualifikim, ndërsa humbje dhe barazim – shuarje shpresash.

‘Dardanët’ ndonëse në grupin më të lehtë ndër vite, nuk e nisën fare mirë këtë kampanjë, për t’ia vështirësuar vetës gjërat çdo ditë e më shumë. Por një fitore ndaj Izraelit më 12 nëntor, ringjalli pak fije shpresë, pasi ende janë gjasat matematikore për një kualifikim.

Kosova gjendet e katërta në grup me 10 pikë, Izraeli me 12, ndërsa Rumania e Zvicra kanë nga 16 në krye të grupit, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

Shanset për kualifikim

Kombëtarja e Kosovës ende ka shanse për kualifikim, ndonëse të vogla. I duhen dy fitore në këto dy ndeshje (ndaj Zvicrës sot dhe ndaj Bjellorusisë pas tre ditësh), në anën tjetër Zvicra përveç që ta humbë ndeshjen me Kosovën, duhet të humbasë edhe ndaj Rumanisë dhe krejt kjo nëse Izraeli nuk bënë ndonjë befasi, duke fituar dy ndeshjet e mbetura në grup.

Ndonëse ende kemi shpresa, nga stafi i Kombëtares sonë kjo nuk është reflektuar dhe në deklaratat e tyre shihet një mosbesim në skuadrën, pasi nuk e shohin si mundësi kualifikimin në asnjë moment.

Nëse do të fitonim, ti quaj ‘pikë normale’ ndaj Andorrës që ishte barazim, humbëm dy pikë dhe sikur të kishim vetëm një barazim me Bjellorusinë, do të kishim tre pikë më shumë pra do të ishim tre pikë prapa Rumanisë, do të ishim në garë për Euro. Edhe sikur të merrnim barazim në Rumani, ata do të kishin 14 pikë ndërsa na 11... do ishim në lojë sërish, por tashmë u kam treguar për padrejtësitë dhe gjyqtarin. Mora kombëtaren kur kishte vetëm tre pikë në katër ndeshje. Por është çfarë është, i luajmë dy ndeshje e fundit për renditje,” tha trajneri Gliha.

Takimi i sotëm zhvillohet në Bazel, në stadiumin Saint Jakob Park, me fillim nga ora 20:45, ku Visar Bekaj pritet ta bëjë debutimin e tij në një ndeshje zyrtare, për shkak të mungesës së Aro Muric në portë.

Lajme të ngjashme