Një për qind shanse, 99 për qind shpresë: Matematika që e shpie Kosovën në Evropian
Kombëtarja e Kosovës matematikisht ka ende gjasa që të sigurojë direkt kualifikimin në Kampionat Evropian.
Një situatë e tillë është shumë e vështirur për t’u arritur, me “bastet” që e vlerësojnë këtë si mundësi rreth 1 për qind.
Por, si mund të bëhet një gjë të tillë pas gabimeve të njëpasnjëshme të ndodhura në këto kualifikuese?
Fillimisht, Kosova do të zhvillojë edhe dy sfida tjera para se të përfundojë kualifikimet në grupin I, ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.
“Dardanët” duhet me patjetër t’i arkëtojnë të gjashtë pikët, që do të nënkuptonte të bënin 16 pikë.
Pastaj duhet të luten që Zvicra përpos ndeshjes ndaj Kosovës të humbet edhe në udhëtim te Rumania, pra thënë më thjesht të mos fitojë asnjë pikë në dy ndeshjet e mbetura.
Në të njëjtën kohë, duhet të dështojë edhe Izraeli, pra nga dy ndeshjet e mbetura (Rumaninë dhe Andorrën) maksimumi t’i fitojë katër pikë.
Nëse tërë këto matematika ndodhin, atëherë në pozitën e dytë do të renditej Kosova me 16 pikë, aq sa Zvicra dhe Izraeli por pavarësisht nëse golaverazhi do të ishte më i keq nuk ka rëndësi meqenëse prioritet janë ndeshjet direkte.
Kosova për këtë ‘mrekulli’ fillimisht këtë të shtunë do ta ketë përballë Zvicrën në Bazel, para se të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë.
Në të njëjtën kohë, Rumania ka punë si mysafir i Izraelit dhe iu duhet së paku një pikë për të avancuar tutje.
