Klopp thotë se Diaz duhet të shënojë vazhdimisht si Salah dhe Mane
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se Luis Diaz ka potencialin të jetë golashënues në çdo ndeshje ashtu siç bënë Mohamed Salah dhe një kohë Sadio Mane në Anfield.
Diaz iu bashkua Liverpoolit nga Porto në janar, pasi impresionoi të kuqtë me paraqitjet e tij në Portugali në gjysmën e sezonit të parë, duke shënuar 16 gola në 26 paraqitje.

Të kuqtë paguan 45 milionë euro që ta sjellin 25-vjeçarin, dhe ai bëri menjëherë ndikimin e tij në fushë, duke i ndihmuar skuadrës që të fitojnë Kupën dhe Superkupën angleze, por ka shënuar vetëm gjashtë herë në 28 paraqitje deri më tani.
Çfarë thotë Klopp për Luis Diaz?
Mesfushori kolumbian pati edhe një paraqitje tjetër në këtë fillim sezon të Premierligës ku nuk shënoi gol, në barazimin e skuadrës së tij 2:2 ndaj Fulhamit javën që lamë pas, por Klopp shfaqet optimist se shifrat e tij do të përmirësohen, ndërsa ai vazhdon përshtatjen me jetën në Merseyside.
I pyetur se Diaz mund ta mbulojë hapësirën e Manes që u largua në drejtim të Bayern Munich këtë verë, dhe se a mund të shënojë 15 gola në sezonin 2022/23, Klopp u përgjigj: “Patjetër se po, kjo është cilësia e tij, duhet ta shohim, por sigurisht se ka potencial për atë pozitë dhe të shënojë gola.”
:focal(1821x414:1823x412)/origin-imgresizer.eurosport.com/2022/02/06/3306571-67611688-2560-1440.jpg)
Trajneri gjerman gjithashtu shtoi: “Ne kemi punuar në këtë aspekt, por jo specifikisht me Diazin. Ne nuk mund të qesim jashtë atë, sepse shënuan dy sulmuesit tjerë dhe ai jo. Kjo nuk është e nevojshme.”
“Nuk bëhet kjo punë me zor. Njerëzit pyesin se si mund të luani pa Manen? Kur në nëntor dhe dhjetor njerëzit mendonin se kur do ta shënonte golin e radhës. Ju thjesht duhet ta lëni atë të lirë.”
Diaz doli i nervozuar nga takimi kundër Fulhamit, pasi humbi dy mundësi të arta, ndërsa fituesi i “Këpucës së Artë” Salah dhe nënshkrimi i afatit kalimtar veror Nunez shënuan.
“Ju e patë situatën, Diaz pati shanse të mëdha por ai ishte i pafat. Ai është në gjendje të mirë dhe kjo është më e rëndësishme.
Nuk i them pas lojës ‘Ju duhet të shënoni këtu apo atu’. Djemtë e dinë momentin, ajo vjen natyrshëm, është proces normal.”
Klopp tenton të nxjerrë më të mirën nga Diaz
Klopp mori Manen nga Southampton në vitin 2016, dhe ai shënoi 129 gola në 269 paraqitje për të kuqtë, ndërsa asistoi edhe 48 herë për bashkëlojtarët e tij.
55-vjeçari beson se Diaz mund të luaj në sistemin e njëjtë siç ka luajtur Mane.
“Kur Sadio luante kundër nesh, shënonte tre gola të shpejtë për Southampton, por as ai nuk shënonte çdo javë. Ai madje as nuk startoi në ndeshjen kundër nesh.
Next up, a return to Anfield 🏡#LIVCRY pic.twitter.com/wygPZxCCai
— Liverpool FC (@LFC) August 11, 2022
Mënyra si luajmë, mendoj se do t’i përshtatet atij. Duhet të dalim në shanse për gol dhe kjo bënë të kujtohet për të shënuar. Nevojitet vetëm një gol, dhe të niset nga aty”, përfundoi Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes me Crystal Palace që zhvillon këtë të hënë në mbrëmje.

