Klopp: Nuk kam frikë nga shkarkimi, jam ende në këtë pozitë shkaku i suksesit në vitet e fundit - NACIONALE

Klopp: Nuk kam frikë nga shkarkimi, jam ende në këtë pozitë shkaku i suksesit në vitet e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se nuk ka frikë për një shkarkim të mundshëm nëse nuk arrin rezultat pozitiv ndaj Chelseas.

Klubet në Premierligë kanë shkarkuar disa trajnerë këtë edicion si pasojë e rezultateve negative, ku të dielën këtë rrugë e ndoqën edhe Graham Potter (Chelsea) dhe Brendan Rodgers (Leicester City).

Në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Chelseas, Klopp tha se po qëndron ende në krye shkaku i punës që ka bërë në vitet e kaluar, duke shtuar se nëse do të ishte sezoni i parë situata do të ishte ndryshe.

Nuk mund ta shpjegoj vërtet këtë për të qenë i sinqertë. Jam i vetëdijshëm për faktin se jam ulur këtu për shkak të së kaluarës, jo për shkak të asaj që bëmë këtë sezon. Nëse do të ishte sezoni im i parë do të ishte pak më ndryshe, kështu që kaq”.

E di gjithashtu se jam ende këtu për atë që ka ndodhur në vitet e fundit, nuk më pëlqen fakti dhe pothuajse më duhet të mbështetem në këtë. A është e drejtë apo jo? Këtë do ta shohim në të ardhmen”.

Tutje, ai shtoi se nuk i frikësohet një shkarkimi të mundshëm: "Jo, nuk kam frikë".

"Unë jam këtu për të ofruar. Unë nuk jam këtu si hajmali apo çfarëdo tjetër apo për murale në një mur shtëpie. Unë jam plotësisht brenda, nuk ka asnjë dyshim për këtë, por ne duhet ta zgjidhim atë”, përfundoi tekniku gjerman.

Pas humbjes së thellë ndaj Man Cityt, Liverpooli ka nevojë për një fitore ndaj “Bluve” që të vazhdojë luftën për top katërshe.

Lajme të ngjashme