Meksika dhe Polonia ndajnë pikët, i bëjnë favor Argjentinës - NACIONALE

Meksika dhe Polonia ndajnë pikët, i bëjnë favor Argjentinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht lojës së mirë dhe mjaft interesante, ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë ka përfunduar pa fitues, në kuadër të xhiros së parë në grupin C të Kupës së Botës.

Ndeshja ishte tejet interesante, por që asnjëra kombëtare nuk gjeti rrugën drejtë golit, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0:0..

Meksika padyshim në pjesën e parë ishte shumë herë më e mirë duke rrezikuar disa herë, përmes disa aksioneve të shpejta.

Hector Herrera kishte një rast të mirë nga afërsia, por që nuk e konkretizoi, kurse vetëm disa minuta më vonë Gallardo gjithashtu nuk ia doli.

Kështu, meqenëse asnjëra skuadër nuk arriti t'i konkretizojë rastet, dy kombëtaret shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0:0.

Në pjesën e dytë, Polonia nisi të këndellet duke pasur rastin e artë që të kalonin në epërsi përmes Robert Lewandowskit.

Ylli i Barcelonës fitoi një penallti, por pastaj nuk e konkretizoi me Guillermo Ochoa që bëri një pritje të bukur që t'ia mohojë golin.

Pas kësaj, Henry Martin provoi të shënonte me një goditje me kokë, mirëpo Szczesny gjithashtu ishte mjaft i vëmendshëm duke mos lejuar befasi.

Dy kombëtaret provuan deri në fund për golin që do t'u sillte fitoren, por që asnjëra nuk e arriti.

Kështu, ky rezultat ndoshta mund t'i konvenojë Argjentinës pasi tani kanë gjasa reale për kualifikim. Polonia dhe Meksika renditen në pozitat, dy respektivisht tre me nga një pikë, derisa lider mbetet Arabia Saudite me tre pikë.

Në anën tjetër, në fund gjendet Argjentina pa pikë.

Xhiron e radhës, Polonia do të përballet me Arabinë Saudite, derisa Meksika do të përballet me Meksikën.

Përmbledhja e ndeshjes Meksikë - Poloni:

Lajme të ngjashme