KATAR 2022 | Kroacia e katër milionë banorëve brenda 24 viteve tri herë mori medalje në Kupë të Botës - NACIONALE

KATAR 2022 | Kroacia e katër milionë banorëve brenda 24 viteve tri herë mori medalje në Kupë të Botës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Nëse Kombëtarja e Kosovës kërkon modelin e mirë për të pasur sukses në futbollin ndërkombëtar, këtë mund ta gjejë shumë afër, në një shtet ballkanik, siç është Kroacia, të cilët në 31 vite pavarësi kanë arritur suksese të jashtëzakonshme, e që nga 1998 ata kanë arritur të marrin tri medalje Botërori.

Kroatët ishin të jashtëzakonshëm edhe në këtë Botëror, si në atë para katër viteve, duke qenë sërish një befasi, se si një shtet me përafërsisht katër milionë banorë arrin deri te këto suksese madhore, që vendet e mëdha e kanë problem.

World Cup 2022: Brazil knocked out after losing to Croatia on penalties | World News | Sky News

Kësaj radhe ballkanasit arritën deri në gjysmëfinale, duke u mposhtur nga Argjentina me rezultat 3:0, por më herët ata eliminuan një nga favoritët kryesor të Botërorit, Brazilin.

Ndeshja për vend të tretë u zhvillua sot mes Marokut e Kroacisë, fitues dolën këta të fundit, duke siguruar medaljen e tretë në Kupë të Botës, pas asaj të vitit 1998 dhe 2018.

Suksesi i parë i arritur erdhi vetëm shtatë vite pas pavarësimit nga Jugosllavia e atëhershme, saktësisht në Botërorin 1998 të organizuar në Francë.

Në grupe përfunduan të dytit me dy fitore e një humbje, ndërsa tutje mposhti Rumaninë dhe Gjermaninë, pastaj për të humbur nga triumfuesi i atij viti, Franca.

Në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Holandën, për t’u stolisur me medalje të bronztë.

France '98 - when Croatia crashed the World Cup party | Reuters

Suksesi i dytë i madh erdhi në vitin 2018, në Botërorin e Rusisë, që ishte edhe suksesi më i madh ndonjëherë, pasi arritën deri në finale.

Edhe kësaj radhe në grup ishte me Argjentinën, por tashmë i arriti të gjitha fitore, për të kaluar në fazën e eliminimit direkt. Tutje mposhti Danimarkën, Rusinë e Anglinë, ndërsa në finale u mposhtën nga Franca, kështu duke marrë vendin e dytë.

Croatia's 2018 World Cup Pursuit Inspired by the Past - The New York Times

Ndërsa tani në Katar 2022 erdhi edhe suksesi i tretë. Në grupe dolën të tretit e në fazën e eliminimit e mposhtën Japoninë e Brazilin në penallti, ndërsa u mposhtën nga Argjentina në gjysmëfinale, pastaj për ta mposhtur Marokun sot për vendin e tretë.

World Cup 2022: Croatia finish third after beating Morocco 2-1 | World News | Sky News

Po pra, vend ballkanik, me katër milionë banorë, tri herë e kurorëzuar me medalje të Kupës së Botës.

Modeli i mirë i suksesit, puna, atdhetarizmi e investimet e duhura sjellin suksesin.

Lajme të ngjashme