KATAR 2022 | Kroaci – Brazil pa fitues as pas vazhdimeve, gjysmëfinalisti përcaktohet në penallti - NACIONALE

KATAR 2022 | Kroaci – Brazil pa fitues as pas vazhdimeve, gjysmëfinalisti përcaktohet në penallti

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kanë përfunduar edhe vazhdimet në ndeshjen e parë çerekfinale dhe sërish pa fitues, por tani jo pa gola, pasi që në 30 minuta u shënuan dy gola.

Fillimisht në epërsi kaloi Brazili pas një veprimi të jashtëzakonshëm individual të Neymarit në fund të pjesës së parë të vazhdimeve për 1:0.

Ndërsa Kroacia barazoi kur më së paku pritej. Petkovic shënoi katër minuta pa përfunduar pjesa e dytë e vazhdimeve në goditjen e parë në portë nga kjo kombëtare për rezultatin 1:1.

Tani fituesi do të përcaktohet nga pika e penalltive, pasi 120 minuta nuk ishin të mjaftueshëm për të përcaktuar gjysmëfinalistin e parë.

Lajme të ngjashme