Katar 2022 | Argjentina i falet Messit, fiton ndaj Meksikës dhe mban gjallë shpresat për kalimin e grupeve - NACIONALE

Katar 2022 | Argjentina i falet Messit, fiton ndaj Meksikës dhe mban gjallë shpresat për kalimin e grupeve

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur fitoren e parë në Botërorin e Katarit, dhe atë me një kryevepër të Lionel Messit, të ndjekur gjithashtu edhe me një perlë të Enzo Fernandezit, për ta mposhtur Meksikën me rezultat 2:0.

Një pjesë e parë shumë e dobët e skuadrës së Lionel Scalonit, nuk jepte shpresa shumë për argjentinasit, që pas humbjes tronditëse ndaj Arabisë Saudite, u duk se kanë humbur kontrollin në lojën e tyre.

Kjo fitore, pavarësisht u arrit me shumë mund, ka një vlerë tejet të madhe, pasi që humbja e pikëve edhe në një ndeshje të dytë do të thoshte se shpresat do të vareshin në një fitore bindëse në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë pas katër ditësh.

Mexico vs. Argentina: El Tri can't match Argentina's surge - Los Angeles Times

Meksika në anën tjetër ia vështirëson edhe me tepër punët vetës, që pas barazimit në ndeshjen e parë me Poloninë, tani me këtë humbje, do të mbetët me vetëm një pikë në fundin e tabelës, me ndeshjen e fundit që e zhvillon kundër e Arabisë Saudite.

Pjesa e dytë e takimit ndezi shpresat te kampi argjentinas, të udhëhequr nga Messi.

Angel Di Maria filloi të funksiononte në krah duke depërtuar, pasi gjatë pjesës së parë hasi në vështirësi të mëdha ta bënte të njëjtën.

Duhej një gol i Messit që ta zhbllokonte rezultatin dhe të kthente shpresën te një nga favoritët kryesorë të këtij Botërori.

‘Gjeniu i vogël’ siç quhet nga shumëkush, pranoi një top nga Di Maria, e pastaj plasoi një godite nga një distancë e largët, për të shënuar për 1:0.

Teksa për rezultatin final u përkujdes mesfushori i Benficës, Enzo Fernandez, i cili u asistua nga Messi, për të shënuar një gol shumë të bukur në këndin e epërm të Ochoas për rezultatin 2:0.

Kjo fitore, Argjentinën e dërgon në vendin e dytë, teksa Meksika mbetët e fundit në tabelë.

Messi me shokë tani do të përballet me Poloninë e Lewandowskit, ndërsa Meksika luan kundër Arabisë Saudite. Të dy këto ndeshje do të zhvillohen pas katër ditësh në orar të njëjtë.

Përmbledhja e ndeshjes Argjentinë - Meksikë:

Lajme të ngjashme