Katar 2022 | 45 minutat e para pa gola, Argjentina duket e humbur përball Meksikës
Pjesa e parë ka përfunduar në Lusail Stadium, aty ku Argjentina e Meksika po luajnë pa gola deri më tani, në një ndeshje ku skuadra e Lionel Scalonit luan për fitore, por Messi me shokë po zhvillojnë një nga ndeshjet më të këqija në kohët e fundit.
Në fakt Meksika ka pasur rastet më të mira në këtë pjesë të parë, ndonëse topin e ka kontrolluar Argjentina.

Një tjetër ndeshje me pikë të humbura nga ameriko-latinët, do të thoshte se kualifikimin do ta kërkonin vetëm në ndeshjen e fundit, ku gjasat do të ishin shumë të vogla, pasi do t’i duhej një fitore e thellë kundër Polonisë, e cila sot fitoi ndaj Arabisë Saudite.
Humbja shokuese nga sauditët, i ka prishur jo shumë pak punë Argjentinës së Scalonit, skuadër kjo që deri në ardhje në Katar nuk dinte për humbje në mbi 30 ndeshje, duke rrezikuar edhe rekordin e Kombëtares italiane.