Kurti e ndryshon gjuhen ndaj Abdixhikut: Tani i referohet si “mik”, harron termin “hajvan”
Lideri i VV-së, Albin Kurti, duket se ka ndryshuar gjuhen ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai sot të parit të LDK-së iu ka referuar si “miku im”, duke harruar termet fyese për liderët e opozitës.
“E ndjeka edhe mbrëmë qëndrimin e deklaratën publike të mikut tim, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Unë besoj që LDK-ja është dashur të vijë në bashkëqeverisje, ta kemi një marrëveshje politike, nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve, 53 me 18, por edhe deformim të rezultatit nuk mund të jetë. Me 18 deputetë ta marrësh kryetarin e Kuvendit nuk është e pak. Kur e pamë që nuk janë të interesuar për kryetarin e Kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është përsëritur tani. Nëse LVV-ja do ta kishte kandidatin për president, atëherë LDK-ja ta marrë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri”, ka thënë Kurti.
Lideri i VV-së duket se ka harrura gjuhen e ulet që dikur ka përdoru ndaj LDK-së dhe partive tjera opozitare.
Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar, Kurti kishte fyer përfaqësuesit e opozitës, duke i quajtur “hajvana”.
Më pas, kjo deklaratë u interpretuar se ishte për ekonomistet e LDK-së.
Kurti kurrë nuk tregoi se kujt iu referuar. Disa zyrtarë të VV-së kanë thënë se nuk e kishte për Abdixhikun, por për një zyrtar tjetër të LDK-së.