Pamje: Argjentina përpara, Messi i jashtëzakonshëm shënon në goditjen e parë të tij drejt portës
Argjentina me shumë mund ka arritur të shënojë golin e epërsisë ndaj Meksikës për rezultatin 1:0, dhe kush tjetër përveç Lionel Messit që realizoi gol të jashtëzakonshëm në goditjen e parë në portë nga ai në këtë ndeshje.
35-vjeçari pranoi një top nga Angel Di Maria dhe më pastaj plasoi një goditje të fortë për toke për të shënuar një nga golat më të mirë në këtë Botëror, ndaj një portieri si Guilermo Ochoa.
Ky gol i jep shpresë Argjentinës, pas një humbje shokuese nga Arabia Saudite para katër ditëve.
Goli ndaj Meksikës për Messin është i dytë në Katar dhe i teti në të gjitha Botëroret që ka luajtur deri më tani.