Kapiteni Edvin Kuc: Nuk kemi ardhur këtu ta parkojmë autobusin, besoj që do ta tregojmë kualitetin tonë - NACIONALE

Kapiteni Edvin Kuc: Nuk kemi ardhur këtu ta parkojmë autobusin, besoj që do ta tregojmë kualitetin tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kampionit të Kosovës Ballkanit, Edvin Kuc, në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit ndaj Ludogorets në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve, ka deklaruar se nuk kanë udhëtuar për të parkuar autobusin por për të bërë lojën që kanë bërë gjithmonë.

Ballkani fitoi 2:0 në Fadil Vokrri një javë më parë ndaj kampionëve bullgar me golat e Korenicës dhe Zybës, ndërsa nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit e vlefshme për kualifikimin në rundin e dytë kualifikues.

Mesfushori 29-vjeçar është në dijeni që skuadra kundërshtare është e fortë, por që me një paraqitje të mirë thotë se besojnë në kalimin tutje për në fazën tjetër.

“Ne nuk do të ndryshojmë për Ludogoretsin, ata janë ekip shumë i mirë siç tha profesori, ne i kemi respektuar ata, por ata duhet të na respektojnë neve më shumë. Nuk kemi ardhur këtu ta parkojmë autobusin, kemi bërë në Prishtinë lojë shumë të mirë dhe besoj që edhe nesër do të tregojmë kualitetin e karakterin dhe ta mbrojmë rezultatin që kemi. Normalisht puna nuk ka përfunduar, kemi edhe 90 minuta dhe besoj që do të bëjmë mirë që të kalojmë në rundin e dytë.”

Ndeshja e kthimit zhvillohet nesër në Razgard me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme