KATAR 2022 | Kameruni e ndal Serbinë me rikthim frymëzues, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim - NACIONALE

KATAR 2022 | Kameruni e ndal Serbinë me rikthim frymëzues, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kameruni i ka mbajtur gjallë shpresat për të mbetur në Kupën e Botës, duke barazuar 3:3 me Serbinë falë dy minutave frymëzimi nga zëvendësuesi Vincente Aboubakar, në atë që ishte mbase ndeshja më argëtuese deri tani në Katar.

Serbia po fitonte 3:1 pas një ore lojë në Stadiumin Al Janoub, por i ardhur nga stoli në fillim të pjesës së dytë, Aboubakar shënoi dhe asistoi për t’ia shmangur disfatën e dytë në dy ndeshjet e para Kamerunit.

Për të dy kombëtaret, kjo përballje ishte jetike për shpresat e tyre për ta kaluar fazën grupore në Katar, duke qenë se i kishin humbur ndeshjet e para kundër Brazilit dhe Zvicrës, përkatësisht. Dhe pas një paraqitje të tillë, ato mund të jenë të kënaqur me nga një pikë.

Brazili dhe Zvicra, që kanë nga 3 pikë, përballen sot pasdite në ndeshjen e dytë të Grupit G. Pavarësisht se çfarë ndodh në atë takimi, gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit kur Zvicra përballet me Serbinë dhe Brazili me Kamerunin.

Jean-Charles Castelletto i dha epërsinë Kamerunit pas gjysmë ore lojë, kur shënoi nga afërsia pasi u shërbye nga Nicolas N'Koulou.

Serbët e përmbysen rezultatin me dy gola të shpejtë brenda vetëm dy minutave në fund të pjesës së parë, kur Strahinja Pavlovic shënoi me kokë për 1:1 pas një ndërprerjeje në minutën e 45-të dhe mesfushori Sergej Milenkovic-Savic e kaloi Serbinë për herë të parë në epërsi në minutën e 47-të, me një goditje të lehtë me të majtën jashtë zonës.

Vendimi i trajnerit Rigobert Song për ta futur në lojë sulmuesin veteran Aboubakar në minutën e 55-të, doli të ishte vendimtar.

Me ardhjen e tij në fushë në vend të Hongla M. Gjërat ndryshuan për kombëtaren afrikane, e cila ishte gjithnjë e më e rrezikshme me kalimin e kohës.

Aboubakar e ktheu Kamerunin në lojë në minutën e 63-të, kur i iku kurthit të pozitës jashtë loje dhe e fëlliqi mbrojtësin serb Milenkovic para se ta parabolonte portierin Milenkovic-Savic.

Dy minuta më vonë, ai bëri lëvizjen e njëjtë për t’i ikur mbrojtjes serbe, vetëm se këtë herë për të asistuar për Coupo-Moting, i cili e futi topin në rrjetën boshe për ta barazuar rezultatin në 3:3.

Kameruni ishte më i rrezikshëm edhe në vazhdim, por nuk qe në gjendje ta gjente golin e triumfit me gjithë përpjekjet e vazhdueshme.

Përmbledhja e ndeshjes Kamerun - Serbi:

Lajme të ngjashme