Juventusi me deklaratë zyrtare pasi u dënuan me -10 pikë: Vendimi i sotëm ngjall hidhërim në klub dhe te miliona mbështetës - NACIONALE

Juventusi me deklaratë zyrtare pasi u dënuan me -10 pikë: Vendimi i sotëm ngjall hidhërim në klub dhe te miliona mbështetës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një dënim prej 10 pikësh ngjall hidhërim të madh në klub dhe te miliona mbështetës, kështu nis deklarata zyrtare e Juventusit për sanksionin e marrë sot në mbrëmje ndaj tyre nga Gjykata Federale e Apelit të FIGC-së.

Zonja e vjetër doli me deklaratë zyrtare një orë pas vendimit në faqen zyrtare të saj në Twitter.

“Juventusi merr parasysh në atë se çfarë u vendos në Gjykatën e Apelit të FIGC-së dhe rezervon të drejtën për të shikuar arsyet, për të parë mundësinë e një apeli te bordi CONI”, thuhet fillimisht aty.

“Ajo që u vërtetua nga shkalla e pestë e gjykimit për këtë çështje, rast ky që filloi më shumë se një vit më parë, ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona mbështetës tanë, të cilët, në mungesë të rregullave të qarta, e gjejnë veten jashtëzakonisht të penalizuar me aplikimin e dënimit prej -10 pikëve, që duket se marrin parasysh parimin e barazisë. Ndërsa nuk injorohet nevoja për urgjencë, së cilës Juventusi nuk i është shmangur asnjëherë gjatë procesit, theksohet se këto janë fakte që ende duhet të vlerësohen nga një gjyqtar”, u tha ndër të tjera në deklaratë.

Juventusi tashmë ka rënë në pozitën e shtatë në Serie A nga pozita e dytë ku gjendej, kështu duke rrezikuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se në ndeshjen që po zhvillohet tani, ata po pësojnë humbje 3:0 nga Empoli.

Lajme të ngjashme