“Është një shaka” – Mourinho reagon ndaj dënimit prej 10 pikësh për Juventusin - NACIONALE

“Është një shaka” – Mourinho reagon ndaj dënimit prej 10 pikësh për Juventusin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, beson se dënimi prej 10 pikësh për Juventusin vetëm dy xhiro pa përfunduar kampionati ‘është një shaka’, me portugezin që i vjen keq për Massimiliano Allegrin dhe lojtarët e tij.

‘Special One’ foli për DAZN pas barazimit 2:2 të skuadrës së tij kundër Salernitanas në Stadio Olimpico.

Verdhekuqtë mbeten në garë për një vend në top katërshe, por Mourinho nuk duket i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të FIGC-së.

“Është një shaka ta dish këtë me dy ndeshje të mbetura,” tha ai. “Për ne dhe të gjithë, edhe për Juventusin. Qasja jonë do të kishte qenë ndryshe nëse do ta kishim ditur para ndeshjeve me Monzën dhe Bolognan. Më vjen keq për Allegrin dhe lojtarët e tij, diçka ndryshon krejt sezonin.”

Mourinho u pyet nëse mendon se sezoni është shtrembëruar.

"Për mua, po, por nuk dua të flas më për këtë," pranoi ai. “Më vjen keq për profesionistët që punojnë si unë, sepse ata paguajnë për gabimet që kanë bërë drejtorët dhe ndoshta klubi”.

Roma ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A-së me 60 pikë, katër më pak se Milani i vendit të katërt me dy ndeshje të mbetura.

Skuadra e Mourinhos do të luajë dy ndeshjet e fundit të elitës italiane kundër Fiorentinës në udhëtim dhe Spezias në shtëpi, por edhe nëse humbasin katërshen e parë, ata mund të luajnë sërish në Ligën e Kampionëve në sezonin 2023-24, duke fituar Ligën e Evropës.

Të udhëhequrit e Mourinhos do të përballen me Sevillan në finalen e UEL në Budapest më 31 maj.

Lajme të ngjashme