Juventus rrit ofertën për pagën e Depayt, kërkohet me çdo kusht mbyllja e marrëveshjes - NACIONALE

Juventus rrit ofertën për pagën e Depayt, kërkohet me çdo kusht mbyllja e marrëveshjes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Memphis Depay është vënë në shënjestrën e Juventusit. Skuadra e drejtuar nga Max Allegri e do me ngulm sulmuesin holandez. Gjatë orëve të fundit po punohet shumë që të bindet lojtari t'iu bashkohet klubit torinez.

Depay është në listën e Barcelonës për lojtarët që synohen të shiten gjatë këtij afati kalimtar veror. Meqë kontrata me klubin katalonas skadon gjatë verës së ardhshme, ka një nguti nga ana e drejtuesve të Barcelonës që t'ia gjejnë një sistemim sa më të shpejtë 28-vjeçarit.

Juventus është skuadra që po mundohet me çdo kusht që t'i sigurojë shërbimet e lojtarit. Kjo gjë vjen edhe si pasojë e faktit që Morata është larguar nga skuadra dhe nuk ka arritur që të konfirmohet, pasi kërkesat e Atletico Madridit kanë qenë të mëdha, e që është klubi i cili zotëron edhe kartonin e sulmuesit spanjoll.

Allegrit i duhet që ta kompletojë sa më parë organikën e skuadrës, e veçanërisht në sulm, për ta ofruar një alternativë të denjë për sulmuesin Vlahovic. Për këtë shkas angazhimi i Depayt shihet si një zgjidhje e përshtatshme.

Oferta e re që po e përgatitë Juventusi

Siç raporton eksperti i transferimit të lojtarëve, Fabrizio Romano, Juventus po e përgatitë një ofertë të re zyrtare për Depayn, e cila do të paraqitet gjatë ditëve në vijim.

Madje, thuhet se marrëveshja verbale është fare pranë që të arrihet. Parashihet se ai do ta mbyllë çdo detaj rreth kontratës me Barcelonën, porsa ta gjejë një ujdi me Juventusin.

Në anën tjetër, mediet italiane kanë filluar që t'i bëjnë të ditura edhe shifrat e ofertës, me anë të së cilave klubi italian synon ta bindë sulmuesin e Kombëtares së Holandës që t'i bashkohet projekti të tyre.

Kësisoj, mendohet se paga vjetore do të propozohet që t'i rritet në 5 milionë euro në vit, duke shtuar edhe 2 milionë euro tjera bonuse. Kontrata do të ishte dy-vjeçare.

Kontaktes mes Depayt dhe zyrtarëve të klubit të Juventusit kanë vazhduar edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Një tregues tjetër sesi po bëhen përpjekjet maksimale që të arrihet ujdia e plotë para se të përfundojë afati kalimtar veror.

Lajme të ngjashme