Lewandowski prezantohet me numrin 9 te Barcelona - Depay drejt largimit - NACIONALE

Lewandowski prezantohet me numrin 9 te Barcelona - Depay drejt largimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Robert Lewandoswki, është prezantuar sot nga Barcelona, dhe në paraqitjen e tij para tifozëve u pa me numrin 9-të në fanellë, numër të cilin deri tani e kishte bartur Memphis Depay.

Kujtojmë se më herët gjatë këtij afati kalimtar sulmuesi polak kaloi te Barcelona nga Bayern Munich për 50 milionë euro.

33-vjeçari tashmë do të mbajë numrin 9-të, dhe me shumë gjasë Depay do të largohet nga katalanasit, pasi që në tërë afatin kalimtar veror është përmendur emri i tij për një lëvizje larg Camp Nou.

Polaku që gjatë këtij muaji bëhet 34 vjeç, por në konferencën e tij të parë për shtyp në stadiumin e Barçës tha se ndihet më mirë tani se kur ishte 29 vjeç, duke sugjeruar se vitet ende më të mira po e presin.

Çfarë thotë numri 9-të i Barcelonës për kalimin e tij?

“Mendoj se mosha ime nuk është e rëndësishme tani për tani, është thjesht numër. Ndihem më mirë tani se kur isha 29-vjeçar.”

Barcelona nënshkroi me Lewan pavarësisht problemeve financiare të vazhdueshme, të cilat kanë lënë në hije paraqitjet e skuadrës gjatë vitit të kaluar, që ndonëse në krizë me ardhjen e Xavit paraqiteshin relativisht mirë.

Klubi ka ndërmarrë shumë hapa për të ulur kostot, duke përfshirë kërkesat për shkurtimin e pagave të futbollistëve apo edhe aktivizimin e levave ekonomike, por Lewandowski beson në vizionin afatgjatë të presidentit Joan Laporta.

“E di që Barcelona nuk po kalon nëpër momente të mira, por kur fola me presidentin dhe dëgjova projektin që ata dëshirojnë ta ndjekin, mendova se ishte më e mira të lëvizja drejt Barcelonës.”

Lewa foli edhe për përballjet me Real Madridin si dhe Karim Benzeman për golashënuesin më të mirë në Laliga.

“Nuk jam duke menduar për Real Madridin apo Benzeman, ai është një sulmues i jashtëzakonshëm, por për mua më e rëndësishmja është të fitojë me Barcelonën, jo ta mposhtë atë në garën për golashënues.”

Çfarë thotë Laporta për numrin 9-të?

Depay mori numrin 9-të vitin e kaluar me ardhjen e tij te Barcelona si lojtar i lirë, por paraqitjet e tija në sezonin e plotë në vitin e kaluar nuk kanë shpresë për të ardhme të mirë, për këtë arsye ai shihet larg katalanasve.

Barcelona ndjenë se Lewas i shkon më përshtati numri 9-të, duke parë se ai shënoi plot 344 gola në shtatë vite qëndrim te Bayerni, dhe Laporta insiston se Depay e respektoi këtë mendim.

“Ishte vendim i klubit që Roberti ta bartë numrin 9-të, menduam se ishte vendim më i drejtë ky. Kam respekt për Depayn, i cili e kuptoi shumë mirë klubin.”

A do arrijë Barcelona ta regjistrojë Lewandoswskin?

Laporta thotë se do të arrijnë në kohë që ta regjistrojnë për sezonin e ri në Laliga, si Lewan ashtu edhe Jules Kounde e Raphinhan.

Barcelona ka aktivizuar deri më tani tre leva ekonomike për të siguruar fonde, dhe Laporta nuk shqetësohet fare, sepse mendon se do arrijnë me kohë përmbushjen e plotë të kontratave.

“Kemi punuar që të regjistrojmë lojtarët e rinj. Kemi punuar shumë dhe mendoj se do ia dalim. Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë. Ia kemi prezantuar një dokument Laligas dhe po presim. Kemi besim se ata do të na pranojnë regjistrimin e lojtarëve të rinj”, tha për fund presidenti aktual i Barcelonës.

Lajme të ngjashme