Barcelona i shet 25% të Barça Studios për 100 milionë euro, në përpjekje për t’i regjistruar lojtarët e rinj
Barcelona i ka shitur 25 për qind të aksioneve në Barça Studios për 100 milionë euro, në mënyrë që të mundë t’i regjistrojë lojtarët e afruar këtë verë, njofton presidenti i klubit Joan Laporta.
Gjiganti spanjoll ka shpenzuar shumë këtë verë, me Jules Kounde më i fundit që iu bashkua klubit për rreth 60 milionë euro nga Sevilla, raporton Nacionale.
Barça ka qenë në gjendje të përballet me telashet financiare këtë verë duke mbledhur të holla përmes shitjeve të të drejtave televizive, gjë që ia ka mundësuar t’i blejë Robert Lewandowskin nga Bayern Munich dhe Raphinha nga Leeds Unitedi, si dhe t’i marrë Franck Kessie dhe Andreas Christensen si lojtarë të lirë.
Barcelona e ka lëshuar një komunikatë për të konfirmuar shitjen e 25 për qind të aksioneve të Barça Studios – kompanisë që merret me prodhimet mediale të klubit – te kompania Socios.com.
FC Barcelona announces the sale of 24.5% of Barça Studios to the company https://t.co/SkC8g62KY4 for 100 million euros to accelerate the club’s audiovisual, blockchain, NFT and Web.3 strategy.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 1, 2022
More details https://t.co/0sM9grct3L pic.twitter.com/5xcLWYg440
Socios është platformë që shet “tokena tifozësh” të klubeve të caktuara me qëllim për t’i ndihmuar tifozët të kenë ndikimin në vendimet brenda ekipeve.
Presidenti Laporta njoftoi në konferencë për media se klubi do t’i përdorë këto të holla për t’i regjistruar lojtarët e rinj si Lewandowski dhe Kounde.
“Ju e dini se ne i kemi shitur 25 për qind të Barça Studios për 100 milionë euro te socios.com”, tha Laporta gjatë një konference për prezantimin e Koundes.
“Ne jemi duke i kryer detyrat tona dhe do të jemi në gjendje t’i regjistrojmë lojtarët e rinj”, shtoi ai.
Ai shtoi: “Ne jemi optimistë. Jemi duke bërë gjithçka që është e mundur për t’i regjistruar blerjet e reja. Shpresoj se interpretimi ynë është në vijë më atë të La Ligës”.
