Jo vetëm Mo Salah, Al Ittihad ia ‘mësyn’ edhe Joe Gomezit
Skuadra arabe Al Ittihad ka shprehur interesim për të transferuar edhe mbrojtësin tjetër të Liverpoolit, Joe Gomez.
Pasi e blenë Fabinhon, skuadra arabe po tenton të bind edhe dy yjet e tjerë të “Reds”, pra Gomezin dhe Mohamed Salah.
Gazetari Fabrizio Romano, anglezi është në ‘radarin’ e Al Ittihadit – të cilët e kanë bërë prioritet prurjen e një mbrojtësi.
26-vjeçari admirohet meqenëse luan si qendërmbrojtës, por është në gjendje të luajë edhe në krahun e djathtë e ndoshta edhe në të majtën.
Gomez kaloi te Anfield nga Charlton në vitin 2015 dhe që atëherë ka bërë 175 paraqitje për ta fituar Premierligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Kupën e Botës për klube.
Sidoqoftë, që të arrihet marrëveshja nuk do të jetë e lehtë pasi Liverpool e ka bërë të qartë se nuk duan të humbasin lojtarë të rëndësishëm në fundin e afatit veror.
Gomez vazhdon të ketë rol të rëndësishëm te “Reds” dhe pritet edhe të startojë këtë të diele ndaj Aston Villas, me Van Dijk që është i suspenduar dhe Konate i lënduar.
Arabët këtë afat veror kanë bërë shumë biznes me Liverpool meqenëse kanë marrë yjet si Fabinho, Roberto Firmino dhe Jordan Henderson.
