Al Ittihad e ka seriozisht për Mo Salahun, gati oferta 150 milionëshe drejt Liverpoolit - NACIONALE

Al Ittihad e ka seriozisht për Mo Salahun, gati oferta 150 milionëshe drejt Liverpoolit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Ittihad pritet ta bëjë një ofertë zyrtare për sulmuesin Mohamed Salah, me shpresën ta bindin Liverpoolin ta lejojë të largohet.

Sipas “CBS Sports”, skuadra arabe është e gatshme të ofrojë plot 150 milionë euro për shërbimet e 31-vjeçarit.

Al Ittihad e ka bërë prioritet egjiptianin dhe ëndërrojnë ta mbyllin marrëveshjen para 20 shtatorit, ku nëse realizohet do të ishte transfer rekord duke e tejkaluar atë që Al Hilal shpenzoi për Neymarin (97 milionë bonuse).

Raporti shton se Liverpool do të ofrojë rreth 108 milionë dollarë të garantuara, kurse 54 milionë dollarë do të ishin të gjitha bonuse.

Sidoqoftë, problemi i vetëm mbetet Liverpool që deri më tani kanë qenë të qartë se nuk duan ta shesin egjiptianin.

Liverpool nuk ka kohë për të gjetur pasuesin adekuat të Salahut, andaj Jurgen Klopp as nuk mendon për opsionin që të mbetet pa yllin e skuadrës.

Mo Salah është lojtar i Liverpoolit dhe i rëndësishëm për çdo gjë që bëjmë”.

Nëse do të ketë diçka, përgjigja është jo. Filozofia e jetës sime është që mendoj për një problem kur e kam dhe nuk ka absolutisht asgjë për momentin”, kishte deklaruar Klopp të premten.

Ndërkohë, Al Ittihad gjithashtu do ta bënte egjiptianin lojtarin më të paguar në botë, atë mbi Cristiano Ronaldon.

Lajme të ngjashme