Jo vetëm Koulibaly dhe Neves, Al-Hilal nis negociatat edhe me Alvaro Moratan
Al-Hilal ka nisur negociatat me Atletico Madridin duke i ofruar një ofertë luksoze sulmuesit Alvaro Morata.
Klubi më i suksesshëm i Arabisë Saudite tashmë ka kompletuar dy nënshkrime, Ruben Neves nga Wolves dhe Kalidou Koulibaly nga Chelsea që do të bëhen zyrtare së shpejti, por mesa duket kanë vendosur të vazhdojnë me transferime.
Siç raporton “Mail Sport”, gjiganti arab ka nisur diskutimet me Atletico Madridin në një marrëveshje 20 milionë funtesh për Moratan.
Al-Hilal nuk do ta ketë problem edhe ta bind spanjollin pasi do t’i ofrojnë një kontratë që vlen rreth 40 milionë funte.
30-vjeçari edicionin që lamë pas ishte në një formë të mirë duke shënuar 20 gola për klubin dhe shtetin, përfshirë edhe tre për kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës.
Nënshkrimi me Moratan shihet si një shtesë në Arabinë Saudite, që po vazhdojnë të bindin plot emra të mëdhenj në Evropë.
Chelsea ka përfituar nga interesimi i klubeve arabe, meqenëse kanë pranuar shitjen e N’Golo Kante, Edouard Mendy, Kalidou Koulibaly dhe Hakim Ziyech, ku do të fitojnë rreth 80 milionë funte. Interesim ka pasur edhe për Callum Hudson-Odoin dhe Romelu Lukakun.
Morata ka fituar çdo trofe të mundshme në aspektin e klubeve gjatë karrierës te Real Madrid, Juventus, Chelsea dhe Atletico Madrid.

