Koulibaly arrin marrëveshje me Al Hilal, Chelsea fillon bisedimet me skuadrën nga Arabia Saudite - NACIONALE

Koulibaly arrin marrëveshje me Al Hilal, Chelsea fillon bisedimet me skuadrën nga Arabia Saudite

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Kalidou Koulibaly, tashmë pothuajse ka përfunduar rrugëtimin e tij në Londër, pasi ai është pajtuar me kushtet e klubit nga Arabia Saudite, Al Hilal dhe tashmë ka mbetur që vetëm skuadrën për të dhënë fjalën e fundit.

Ndërsa ardhjet në Chelsea duket se do të vazhdojnë, Mauricio Pochettino po kërkon gjithashtu të largojë lojtarët në të cilët nuk llogarit për sezonin e ardhshëm. Koulibaly mund të jetë emri i parë që largohet këtë verë pasi ai duket i lidhur çdoherë e më shumë me Arabinë, duke u bashkuar me Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema për të bërë një lëvizje në Lindjen e Mesme.

Kalidou Koulibaly Chelsea 2022-23

Ndërkohë që janë rënë dakord për kushtet personale, sipas gazetarit Ekrem Konur, diskutimet mes dy palëve për shumën përfundimtare janë në vazhdim. Kontrata e mbrojtësit në Stamford Bridge është deri në vitin 2026, që do të thotë se Al Hilal do të duhet të paguajë një tarifë transferimi, ndryshe nga Al Nassr dhe Al Ittihad që siguruan shërbimet e Ronaldos dhe Benzemas falas.

Cristiano Ronaldo persuades Al-Nassr to bring his 'best friend' after luring Karim Benzema to Saudi Arabia - Bolavip US

Të gjitha shenjat tregojnë se Koulibaly do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme