Barcelona humb garën me Al Hilal, Ruben Neves do të luajë në Lindjen e Mesme - NACIONALE

Barcelona humb garën me Al Hilal, Ruben Neves do të luajë në Lindjen e Mesme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ruben Neves do të largohet nga Wolverhampton për t’iu bashkuar skuadrës nga Arabia Saudite, Al Hilal, pasi skuadra nga Premierliga pranoi një ofertë të majme prej 55 milionë eurove, pavarësisht interesimit të madh nga Barcelona.

Neves raportohet se po i afrohet një lëvizjeje në Ligën Pro Saudite, ligë kjo e cila tashmë ka arritur të joshë Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo për t’u larguar nga Evropa. Al Hilal, sipas Relevo, janë në negociata të avancuara me Wolves për një marrëveshje për të nënshkruar me Neves dhe ai është gati të përfundojë lëvizjen, me një njoftim të mundshëm që në fillim të javës së ardhshme.

 Ruben Neves

Barcelona ishte konsideruar si një destinacion i mundshëm për Neves, dhe një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Ansu Fati u tha se do të konsiderohej nga të dy klubet. Megjithatë, Fati dëshiron të qëndrojë, që do të thotë se transferimi ka dështuar dhe Al Hilal tani janë gati të futen fuqishëm në garë me klubin katalanas dhe t'i japin skuadrës së Julen Lopeteguit një shumë të majme parash.

Julen Lopetegui

Agjenti i Neves, Jorge Mendes, ka negociuar me Al Hilal në Londër gjatë dy ditëve të fundit dhe një marrëveshje tani është afër, me Neves të etur për të bërë lëvizjen. Skuadra nga Liga Saudite Pro po synon gjithashtu një marrëveshje për N'Golo Kante të Chelseat dhe Hakim Ziyech, me një numër yjesh kryesorë që mund të përfundojnë në Lindjen e Mesme.

Duke përjashtuar çdo ndërlikim të minutës së fundit, duket se lëvizja e Neves do të njoftohet javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme