Jabeur: Për shkak se s'kanë viza, familjarët e mi s'mund të më shikojnë në finale të Wimbledonit - NACIONALE

Jabeur: Për shkak se s'kanë viza, familjarët e mi s'mund të më shikojnë në finale të Wimbledonit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Tenistja, Ons Jabeur, tregoi se familjarët e saj nuk mund ta shikojnë në finale pasi që ata nuk kanë viza dhe i vetmi që mund ta bëjë këtë është vëllai i saj për të cilin shpreson se do të mbërrijë me kohë të shtunën.

Jabeur është bërë gruaja e parë arabe dhe afrikane që arrin në një finale të turneut grand slam në konkurrencën individuale, pasi e mundi nënën e dy vajzave Tatajana Maria në gjysmëfinale të Wimbledonit.

27-vjeçara në finale të Wimbledonit do të takohet me kazakën Elena Rybakina, këtë të shtunë me fillim nga ora 15:00 në Centre Court.

Por për këtë ndeshje ajo nuk do ta ketë përkrahjen e familjarëve në tribuna, pasi vetëm vëllai i saj mund të udhëtojë.

“Vëllai im planifikon të vijë nga Tunizia që të më shikojë, shpresojë se do të arrijë në kohë, ndërsa pjesa tjetër e familjes nuk do të jetë me mua pasi që fatkeqësisht nuk kanë vizë për të udhëtuar. Do të jetë e vështirë për ta por ata do të jenë duke bërë tifo për mua nga shtëpia. Shpresojë të jetë një ditë e madhe.”

Jabuer i takon religjionit mysliman, dhe nesër është festa e Kurban Bajramit. Ajo shpreson ta fitojë Wimbledonin dhe të bëjë festë të dyfishtë.

“Nëse do të ishte e mundur të fitoja, do të ishte festë e dyfishtë sepse nesër është festa e Kurban Bajramit, është një nga festat më të preferuara të mijat, njëjtë siç janë për ju Krishtlindjet. Zakonisht ne festojmë duke ngrënë dele të pjekura në skarë dhe kalojmë kohë me familjen, më mungon gjithmonë kjo ditë. Por ndoshta nesër do të jetë një festë më veçantë dhe pastaj do të bëjë skarë për vetën time.”

Jabeur, e dyta në botë, arriti në finale të një turneu të madh për herë të parë pas një lufte të fortë kundër 34-vjeçares Maria, të cilën e përshkroi si shoqen më të mirë në tenis.

Lajme të ngjashme