Rybakina kalon në finale të Wimbledon, e vetmja në histori të shtetit të saj që arrin në finale në një grand slam - NACIONALE

Rybakina kalon në finale të Wimbledon, e vetmja në histori të shtetit të saj që arrin në finale në një grand slam

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Kazakja, Elena Rybakina, është gruaja e parë nga ky shtet që arrin në një finale të turneve grand slam në konkurrencë individuale, pasi që e mundi lehtësisht fituesen e dy herë grand slameve, Simona Halep në gjysmëfinale të turneut më të vjetër të tenisit, Wimbledon.

Rybakina fitoi 6:3, 6:3 kundër rumunes Halep, e cila po konsiderohej një nga favoritët kryesor për të triumfuar në Wimbledon.

Ndeshja e zhvilluar në Centre Court filloi me një dominim të kazakes dhe përfundoi ashtu, duke mos i lënë asnjë gjasë dhe shpresë Halepit për ndonjë rikthim të mundshëm.

Elena Rybakina do të ndeshet në finale me tunizianen Ons Jabeur e cila gjithashtu u bë gruaja e parë arabe që arrin në një finale të turnet grand slam pasi që e mposhti në tre sete Tatjana Marian në gjysmëfinale.

Finalja në konkurrencën e grave zhvillohet më 9 korrik me fillim nga ora 15:00 në Centre Court, finale kjo që i paraprinë finales së burrave që zhvillohet më 10 korrik në të njëjtën orë.

Rybakina e cila është e 23-ta në botë në renditjen WTA e mposhti Halepin e cila një kohë ishte edhe numri një në botë.

23-vjeçarja është gruaja më e re që arrin në një finale të Wimbledonit që nga viti 2015 kur Garbine Muguruza humbi nga Serena Willimas.

Halep e cila në këtë garë arriti deri në gjysmëfinale pa e humbur asnjë set, ashtu edhe e humbi gjysmëfinalen, duke u bërë dy setet e vetme që i humbi në këtë garë. Ajo nuk arriti që ta mbrojë titullin kampion nga viti i kaluar.

Lajme të ngjashme