Ronald Aruajo në dilemë: Rinovimi me Barcelonën ose largimi në verë
Mbrojtësi i Barcelonës Ronald Aruajo thuhet se është në dilemë të madhe lidhur me të ardhmen, ngase s’është plotësisht i bindur për të qëndruar në “Camp Nou”.
Kontrata e Aruajos skadon më 2026, mirëpo vazhdimisht këta muajt e fundit ka pasur spekulime që klubet si Bayern Munich dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim.
“Sport” raporton se Barcelona dëshiron që uruguaiani të qëndrojë, andaj i kanë ofruar rinovimin e kontratës me kushte të reja, megjithatë lojtari ende s’ka dhënë përgjgje.
Kontrata e re vlen për katër vite, pra deri më 2028 – ku përfshihet një rritje page mirëpo nuk e vendos Araujon si një nga lojtarët më të paguar në skuadër dhe katalunasit s’mund t’ia plotësojnë këtë kërkesë shkaku i gjendjes financiare.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në javët në vijim, ndërkohë Barcelonës do t’i konvenonte edhe shitja e mundshme për ta rritur buxhetin e klubit.
Bayern Munich mbetet destinacioni favorit, ngase e donin edhe në afatin e janarit por garës mund t’i bashkohet edhe Manchester Unitedi, edhe pse Arajo duket se nuk po e mendon kalimin e mundshëm te 20 herë kampioni i Anglisë.
Bayern Munich është në favor më të përshtatshëm sepse mund ta ofrojë edhe Joshua Kimmich si pjesë e marrëveshjes, duke ditur se Xavi Hernandez e pëlqen gjermanin jashtëzakonisht shumë.
Ndërkohë, Barcelona nuk do të presë deri në vitin tjetër për ta bindur pra nëse nuk kthen përgjigje, atëherë e shesin qysh në afatin e ardhshëm kalimtar.