Ish-ylli i Liverpoolit bërtet "F***" pasi Kosta Rika mposht Japoninë
Kosta Rika u përkujdes për një befasi të vogël, duke mposhtur Japoninë me rezultat 1:0, me golin që erdhi në 10 minutat e fundit, ku kamerat kapën ish-yllin e Liverpoolit, Takumi Minaminon, duke bërtitur ‘F***’ pas golit të pësuar.
Pasi kombi aziatik mahniti Gjermaninë me një fitore 2-1 në ndeshjen e tyre hapëse, ata e ndoqën atë me një paraqitje të mërzitshme kundër amerikanëve qendrorë – dhe u ndëshkuan për këtë.
Një lojë përgjithësisht e dobët u zhvillua edhe pse me pak raste, thënë më saktë Kosta Rika fitoi me vetëm një goditje në drejtim të portës.

Fatkeqësisht për Japoninë, ishte një gabim që lejoi të arrihej goli i fitores.
Minamino që ende nuk ishte inkuadruar në lojë nga vija ku bëjnë nxehjen lojtarët, u pa duke bërtitur ‘f***’, pasi skuadra e tij pësoi një gol lehtë të evitueshëm.

Kjo humbje për Japoninë është një goditje e madhe për ta, pasi kështu i dha shpresa Gjermanisë që edhe me humbje sot ndaj Spanjës, të luftojë për vend të dytë në ndeshjen e fundit pas katër ditësh.


