Ish-presidenti i Bayern Munichut thotë se Nagelsmann u shkarkua pasi shkoi për të bërë ski pas humbjes
Ish-presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka sugjeruar se udhëtimi i Julian Naglesmann për të bërë ski pas humbjes ndaj Leverkusenit, ishte një faktor kyç në shkarkimin e tij gjatë muajit që lamë pas.
Nagelsmann u shkarkua nga detyra e trajnerit të Bayernit, gjatë zhvillimit të ndeshjeve të kombëtareve dhe u zëvendësua me ish-trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel. Tani, ish-presidenti Hoeness ka kritikuar vendimin e Nagelsmann për t'u larguar në një pushim për skijim, pas humbjes së tyre në Bundesligë nga Leverkusen.
Duke folur për Kicker, Hoeness tha: "Nagelsmann nuk duhej të kishte shkuar në pushime për ski pas humbjes në Leverkusen. Nëse ai do të kishte qëndruar në Munich, ata do ta kishin takuar dhe do të flisnin me të të hënën ose të martën. Dhe kush e di. çfarë do të kishte ndodhur atëherë?"

Situata ka filluar të nxehet tashmë, me agjencinë e Nagelsmann që lëshoi një deklaratë duke sugjeruar se klubi nuk kishte kontakte përpara se shkarkimi i trajnerit të raportohej në media. Oliver Kahn, ish-portieri gjerman dhe CEO aktual i Bayernit, ka sugjeruar gjithashtu që për shkak të pushimeve të Nagelsmannit ata nuk mund të planifikonin një takim për të diskutuar pozicionin e tij në klub. Megjithatë, ai ishte i bindur se Nagelsmann ishte vënë në dijeni përpara se shtypi të publikonte lajmin për largimin e tij. Shumë thashetheme për arsyet e shkarkimit të tij po qarkullojnë, por sugjerohet se ai pati një përplasje me nënshkrimin e verës, Sadio Mane, në javët para vendimit.


Gjiganti bavarez fitoi ndeshjen e tyre të parë nën drejtimin e Tuchel, duke mundur Dortmundin 4:2 në klasiken e futbollit gjerman. Tani ata do të përballen me Freiburgun në çerekfinale të DFB Pokal më 4 prill.


