Zyrtare: Bayern Munich shkarkon Julian Nagelsmannin, zyrtarizon Thomas Tuchelin - NACIONALE

Zyrtare: Bayern Munich shkarkon Julian Nagelsmannin, zyrtarizon Thomas Tuchelin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich zyrtarisht ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsmann, duke bërë me dije se Thomas Tuchel është pasuesi i gjermanit.

Përmes një komunikate zyrtare, Bayern falënderoi Nagelsmannin për punën e bërë, derisa i uruan suksese Tuchelit.

"FC Bayern Munich ka liruar Julian Nagelsmannin. Vendimi është marrë nga drejtori Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihaidzic në konsullt me presidentin Herbert Hainer".

"Nagelsmann do të pasohet nga Thomas Tuchel, Tuchel ka pranuar kontratën deri më 30 qershor 2025 dhe do të nis stërvitjet nga e hëna", shkruhet në komunikatë.

Kahn ka treguar edhe arsyet e shkarkimit të Nagelsmann, duke thënë se Bayern Munich ka luajtur futboll më pak tërheqës pas Kupës së Botës, prandaj preferuan ndryshime.

Kur nënshkruam me Julian Nagelsmann për FC Bayern në verën e vitit 2021, ishim të bindur se do të punonim me të në një bazë afatgjatë – dhe ky ishte qëllimi i të gjithë neve deri në fund. Julian ndan aspiratën tonë për të luajtur futboll të suksesshëm dhe tërheqës”.

Por tani kemi arritur në përfundimin se cilësia në skuadrën tonë – pavarësisht titullit të Bundesligës vitin e kaluar – ka dalë gjithnjë e më rrallë në plan të parë. Pas Kupës së Botës kemi luajtur më pak me sukses dhe më pak tërheqës. Luhatjet e mëdha të performancës kanë vënë në dyshim synimet tona për këtë sezon, por edhe synimet tona për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne kemi vepruar tani. Personalisht dhe në emër të FC Bayern, do të doja të falënderoja Julian dhe ekipin e tij të trajnerëve dhe t'u uroj të gjithëve fat të mirë për të ardhmen”, tha ai.

Nageslamm në vitin e parë në kreun e Bundesligas fitoi titullin e Bundesligas, së bashku me Superkupën e Gjermanisë në vitet 2021 dhe 2022.

Lajme të ngjashme