Thomas Tuchel debuton në stolin e Bayern Munich duke e mundur rivalin Dortmund - NACIONALE

Thomas Tuchel debuton në stolin e Bayern Munich duke e mundur rivalin Dortmund

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Bayern Munich ka shënuar fitore të madhe ndaj rivalit kryesor, Borussia Dortmund, duke e mposhtur me rezultat 4:2, në atë që është ndeshja e parë për Thomas Tuchel në stolin e bavarezëve, pas shkarkimit të Julian Naglesmann.

Kjo ndeshje që në vitet e fundit është shndërruar përballja mes dy skuadra më të mira gjermane, sot u zhvillua edhe për pozitën e parë, që tani do të mbahet nga Bayerni pas kësaj fitore.

Bavarezët treguan autoritetin në fushë, me një pjesë të parë thjesht të jashtëzakonshme ku nuk lejoi mysafirët të krijonin as edhe një rast të vetëm.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë dhe tre të tjerë në të dytën.

Ishte Kobel, portieri Dortmund që shënoi në golin e tij për epërsinë 1:0 të Bayernit në minutën e 13-të, pas tentimit të Upamecanos.

Pesë minuta më vonë shënoi Thomas Muller për 2:0.

Muller shënoi edhe të dytin personal në këtë ndeshje, shumë pak minuta pas golit të tij të parë. Në minutën e 23-të ai shënoi për 3:0, që ishte rezultati i pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë ishte Kingsley Coman që shënoi për 4:0, saktësisht në minutën e 50-të.

Dortmund arriti ta ngushtonte rezultatin në minutën e 72-të, nëpërmjet Emre Can që shënoi nga penalltia për 4:1.

Ndërsa për rezultatin përfundimtarë, atë për 4:2 shënoi Malen.

Lajme të ngjashme