Ish-lojtari i madh plas në vaj pas golit të Messit ndaj Meksikës, trajnerët provojnë ta qetësojnë (Video) - NACIONALE

Ish-lojtari i madh plas në vaj pas golit të Messit ndaj Meksikës, trajnerët provojnë ta qetësojnë (Video)

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Lionel Messi ishte heroi i Argjentinës sërish. Ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Meksikës për të kaluar kombëtaren e tij në epërsi. Goli i tij e la në lot legjendën argjentinase, tani zëvendës trajner, Pablo Aimar.

Argjentina po kalonte në momente të vështira. Humbën ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë dhe po zhvillonin një pjesë të parë shumë të dobët ndaj Meksikës, por goli i ‘Gjeniut të vogël’ ktheu shpresat në kamp.

Aimar që dikur ishte bashkëlojtarë me Messin në kombëtare, nuk mundi t’i mbante lotët, pas golit të bukur të shënuar nga 35-vjeçari dhe ky moment u kap nga kamerat.

Messi me shumë gjasë luan Botërorin e fundit, dhe tërë populli argjentinas pret nga ai që para se të përfundojë karrierën ta sjellë një trofe që mungon për shumë vite te kjo kombëtare dhe është i vetmi trofe që Messi ende nuk e ka në sirtarin e tij.

Lajme të ngjashme