Inaki Williams luan për herë të 237 rresht në La Liga për Bilbaon, ai është i ndërtuar ndryshe
Vetëm disa ditë pasi ndrydhi ligamentin në këmbën e djathtë, 'supernjeriu' Inaki Williams u paraqit në ndeshjen e 237 rresht në La Liga për Athletic Bilbaon këtë fundjavë.
Sulmuesi 28-vjeçar pritej të mungonte në ndeshjen e parë pas gjashtë viteve kundër Espanyolit, të dielën pasdite.
Pasi shënoi golin e parë të fitores 4-0 kundër Cadizit të hënën, Williams u detyrua të largohej në minutën e 54-t me një problem serioz në kyçin e këmbës.
Skuadra nga San Mames publikoi një komunikatë pas ndeshjes: "Sulmuesi i Athletic Club, Inaki Williams ka ndrydhur ligamentin e djathtë. Ai do t'i nënshtrohet ekzaminimeve tjera dhe progresi do të monitorohet në ditët në vazhdim".
Sulmuesi i lindur në Bilbao, i cili nuk ka munguar në asnjë ndeshje që nga 10 prilli i vitit 2016, parashikohej t'i jepte fund ecurisë prej 236 ndeshjeve rresht.
Por, as edhe një lëndim në ligament nuk arriti ta ndalë atë që të ndërprente këtë ecuri impresive.
Pasi vendosi rekord të ri më herët, duke thyer atë të Juanan Larranga, i cili kishte luajtur 202 ndeshje rresht, Martinez do të shpresojë të qëndrojë në formë për Kupën e Botës në Katar.
Ai ka bërë debutimin për Spanjën dhe Kombëtaren Baske, por më herët këtë vit, ai ndërroi përfaqësuesen duke zgjedhur Ganën, Kombëtare e cila do të ndeshet me Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Uruguain në Grupin H.
Storia e Williams është e jashtëzakonshme. Para se të lindte, prindërit e tij, Maria dhe Felix, u larguan nga Gana dhe ecën këmbë zbathur përtej Shkretëtirës së Saharës pa bukë dhe ujë për të arritur në Spanjë.
Felix u kishte thënë bijve të tij se kishin ardhur në Bilbao me aeroplan por eventualisht, e vërteta inspiruese ishte zbuluar.
"Prindërit e mi janë të dy nga Gana. Ata janë superheronj për mua dhe vëllanë", kishte thënë Williams për 'El Hormiguero'.
"Ata i lanë jetët e tyre prapa. Gjithmonë e pyesja atë dhe nënën si erdhën në Spanjë. Prej fëmijërisë ata na kishin thënë se kishin ardhur me aeroplan.
"Babai pastaj më tregoi storien e vërtetë. Qimet e mia u ngritën. Duke e ditur se prindërit kanë ecur nga Shkretëtira e Saharës. Babai im këmbë zbathur kishte parë njerëz duke vdekur në rrugë.
"Falë faktit që kishin gjetur njerëz të mirë të cilët i kishin ndihmuar, kjo u hapi mundësinë për të ardhur në Bilbao dhe për këtë jam lojtar i Athletic.
"Ka raste kur duhet të besoni në fat".

