Pasimi i Raphinhas për Lewandowskin gjatë masterklasit të Barçës kundër Sevillas ishte nivel tjetër
Pasimi i Raphinhas për Lewandowskin gjatë masterklasit të Barçës kundër Sevillas ishte nivel tjetër
Barcelona vazhdoi startin pa humbje të sezonit të shtunën mbrëma, derisa katalunasit demoluan Sevillan 3-0 në 'Roman Sanchez Pizujan'.
Blaugranët u desh t'i mbijetonin një stuhie të hershme të nikoqirëve, të cilët nuk kursyen asgjë për të kërkuar fitoren.
Ata arritën të shënojnë në minutën e 20, me anë të një kundërsulmi të shpejt që përfundoi me një lob të Robert Lewandowskit që u spastrua nga zona, për të përfunduar te Raphinha, i cili shënoi me kokë nga afërsia.
Ishte gati një moment magjik nga sulmuesi polak.
Mirëpo, ai nuk u desh të priste shumë të shënonte edhe vet, me Jules Kounden që bëri një krosim perfekt në drejtim të tij.
Lewandowski duke qenë Lewandowski, nuk hezitoi dhe në mënyrë eksperte kontrolloi topin me gjoks, para se të shënonte me volej prapa krahëve të portierit.
Shikoni më poshtë golin.
Lewandowski is the best striker in the world pic.twitter.com/3iGSC17row
— . (@Z6Pcvxked_) September 3, 2022
Eric Garcia shënoi të tretin për të regjistruar një fitore impresive të Barcelonës.
Pas tri fitoreve nga katër ndeshjet hapëse, katalunasit tash pozicionohen në vendin e dytë, dy pikë prapa rivalit të përbetuar, Real Madridit.
Duket sikur Xavi Hernandez seriozisht ka krijuar një mënyrë loje të veçantë në skuadër tash, dhe këtë po e shohim në performanca impresive të disa prej lojtarëve kyç.
Askush më shumë, megjithatë, se transferimi i ri Raphinha.
Ish-ylli i Leedsit ishte nganjëherë i pakapshëm kundër Sevillas dhe, një moment në veçanti që vjen në formën e një pasimi gojëhapës për Leëandoëskin, nënvizon për mrekulli aftësitë e tij.
Stop that Raphinha. pic.twitter.com/YUjPFayRao
— YS’ (@_bigzeeeer) September 3, 2022
Braziliani duket se është ambientuar në klubin e ri në mëyrë brilante dhe sigurisht se do të shpresojë të vazhdojë me paraqitje të tilla, para Kupës së Botës në nëntor.
Shikoni më poshtë përmbledhjen e paraqitjes së tij.
🎥 Raphinha vs Sevilla Highlights
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) September 3, 2022
✍️ @MoleiroRole
pic.twitter.com/ASCHFnycVw
Ende vetëm 25-vjeç, është çmenduri të mendojmë se Raphinha ende ka shumë për të mësuar e për t'u rritur në karrierë.
Dha marrë parasysh eksperiencën e gjatë të Barcelonës me brazilianë të talentuar, mendojmë se kjo "martesë" në veçanti mund të jetë një "lidhje e krijuar në parajsë", për të dy palët e përfshira.
