Simulimi i Lautaro Martinezit gjatë derbit të Milanit është thjesht i dhimbshëm të shikohet - NACIONALE

Simulimi i Lautaro Martinezit gjatë derbit të Milanit është thjesht i dhimbshëm të shikohet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Derbi i parë i Milanit për sezonin 2022/23 ishte absolutisht brilant.

Të dy klubet kanë shijuar një rimëkëmbje solide në vitet e fundit, pasi u përcollën me mediokritet, derisa Juventusi fitoi 'Scudetto' pas 'Scudetto'.

'Rossonerët' janë kampionët aktual të Serie A, duke mposhtur Interin në garë në ditën e fundit të sezonit të kaluar.

Derisa 'Nerazzurrët' ishin triumfuesit një sezon më herët, duke dominuar ligën me një margjinë 12 pikëshe.

E panevojshme të themi se pritshmëritë janë që dy rivalët e qytetit të duelojnë përsëri për titull këtë fushatë.

Dhe bazuar në ndeshjen e fundjavës, duket se ashtu do të ndodh.

AC Milan 3-2 Inter Milan


Ndeshja ishte fillim e fund e përcjellur nga pasioni dhe sulmi - pak a shumë gjithçka çka kërkoni nga një ndeshje futbolli.

Interi kaloi në epërsi falë një goli të mirë nga Marcelo Brozovic në minutën e 21-të.

Por, AC u përgjigj duke barazuar përmes Rafael Leaos, vetëm shtatë minuta më vonë.



Në pjesën e dytë kishte gjithçka për të fituar e për të humbur, me rezultatin 1-1, por ishin nikoqirët (AC), ata që rrëmbyen iniciativën.

Sulmuesi në formë, Olivier Giroud shënoi golin e katërt në tri ndeshje për të kaluar në epërsi skuadrën.

Para se Leao të shënonte golin e dytë personal dhe të tretin për Milanin në minutën e 60.

Interi nuk u dorëzua pa luftë, megjithatë, dhe u përgjigj me një gol nga Edin Dzeko në minutën e 67.

Shikoni përmbledhjen e ndeshjes më poshtë.



VIDEO: Simulimi i Lautaros


Sidoqoftë, me një anë rezultati, pati një tjetër pikë diskutuese që doli nga ndeshja - simulimi ekstravagant i Martinezit.

Sulmuesi i Interit po i bënte presion Theo Hernandezit, duke u munduar ta mbante larg topit.

Francezi pastaj ngriti dorën për të kuptuar ku ishte Martinez, por posa pa krahun e ngritur, Martinez vendosi t'i ngriste të tijat në ajër dhe të binte përdhe sikur ishte dëmtuar seriozisht.

Ishte krejt shumë e tepruar dhe simulim i qartë.



Është e pafat që kjo lloj sjelljeje është shndërruar në diçka normale në lojën moderne, derisa lojtarët mundohen të shfrytëzojnë çdo mundësi të mundshme nga ndeshja.

Shfrytëzuesit e "Reddit" me të drejtë e cilësuan simulimin si pretendent për "Fallon d'Floor" (çmim që nuk ekziston, por supozohet të jetë për simulime).

Reagimet e fansave.

Lajme të ngjashme