Igli Tare: Italia ka vetëm eksperiencë më shumë se Shqipëria, nga kualiteti janë njëjtë
Ish drejtori sportiv i Lazios Igli Tare thotë se Shqipëria nuk duhet t’i frikësohet aspak Italisë, ngase kjo e fundit ka vetëm eksperiencën.
Italia vlerësohet si favorit i padiskutueshëm ndaj Shqipërisë, ku shumë media po vazhdojnë ta vazhdojnë ta shohin si pa shanse skuadrën e Sylvinhos.
Megjithatë, Tare që ka një jetë në Itali, është i sigurt se Shqipëria mund të përballet me Italinë, ngase kjo e fundit ka vetëm eksperiencë më shumë.
“Italia favorite ndaj Shqipërisë? Unë mendoj që jo edhe duke pasur parasysh ndeshjet e fundit. Italia është më me përvojë, ky është avantazhi i saj i vetëm: për nga cilësia e skuadrës, Shqipëria mund të konkurrojë në kushte të barabarta nëse menaxhon mirë faktorin emocional. Duhet menaxhuar mirë aspekti emocional sepse në të tilla ndeshje mund të bllokohesh”.
“Shoh që Italisë i mungon diçka në lojë, por mund të përmirësohen gjatë turneut. Besoj se lojtari kryesor i tyre është Scamacca. Mund të jetë befasia e këtij Evropiani nëse konfirmon formën e këtyre dy muajve të fundit. Por, besoj se duelin mes tij dhe Gjimshitit do ta fitojë mbrojtësi shqiptar. E njeh mirë dhe di si ta ndalë”.
“Çfarë i ka sjellë Spalletti skuadrës së Italisë? Siguri dhe mentalitet fituesi. Di si ta sjellë skuadrën në formën e duhur, në momentin e duhur, edhe sa i takon aspektit emocional. Dhe për më tepër aty pranë ka një figurë si Bufon”, shtoi Tare për "Gazzetta dello Sport"
Përballja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.