Humbjet financiare të Barcelonës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve
Barcelona dje u eliminua nga grupet e Ligës së Kampionëve dhe kjo është hera e dytë radhazi që me klubin katalanas ndodh kjo dhe natyrisht se kjo ka ndikim serioz në financat e skuadrës.
Barcelona u rrëzua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma enda pa filluar lojën kundër Bayern Munich, pasi fitorja 4-0 e Interit ndaj Viktoria Plzen i dënoi ata me një largim të hershëm. Bavarezët e vazhduan hapjen e plagës akoma më shumë për ta me një fitore bindëse 3-0 në Camp Nou, teksa Barça u rrëzua në Ligën e Evropës për të dytin sezon radhazi, garë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.

Financat që janë të përfshira në këtë garë të nivelit të lartë do të thotë se largimi i hershëm i Barçës do të ketë pasoja të rënda për klubin. Presidenti Joan Laporta thuhet se ka buxhetuar sezonin e tyre duke supozuar se ata do të shkojnë në çerekfinale të kësaj gare. Tashmë të eliminuar nga faza e grupeve me një lojë ende për t’u zhvilluar, numrat nuk bëjnë për lexim tërheqës.

Arritja në 1/16 e Ligës së Kampionëve i fiton klubeve rreth 9.6 milionë euro (8.3 milionë £), ndërsa kualifikimi për në çerekfinale shpërblehet me 10.6 milionë euro të tjera (9.2 milionë £). Kjo arrin në një buxhet prej rreth 20.2 milion € (17.5 milion £) në të cilin Barcelona tani nuk ka akses, gjë që është një humbje tejet e madhe duke pasur parasysh shpenzimet e mëdha dhe të rrezikshme të klubit gjatë verës në afatin kalimtar.
Katalanasit për të ardhur deri në këtë pikë të sezonit u përballen me shumë vështirësi, duke filluar me lëshimin e levave ekonomike për të arritur lojtarët e dëshiruar në afat kalimtar e deri në ditën e fundit ku patën vështirësi të regjistronin lojtarët e rinj.
Barcelonës tani i mbetët të fokuset në kampionatin spanjoll, atje ku është tre pikë larg liderit, Real Madrid dhe pse jo të shpresojë në një triumf në Ligën e Evropës, ku ka të bëjë me skuadra me shumë emër, si Arsenal e Manchester United.



