Bayern Munich i jep leksion Barcelonës midis “Camp Nou”, Atletico Madrid gjithashtu 'përshëndetet' me Ligën e Kampionëve
Bayern Munich e ka mposhtur Barcelonën edhe në "Camp Nou" (0:3), derisa Atletico Madrid ka barazuar me Bayer Leverkusenin (2:2) duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Derbi i zhvilluar në "Camp Nou" ishte tejet interesant me skuadrën gjermane që arkëtoi pikët e plota me rezultat komod 0:3.
Ishte Sadio Mane që pas vetëm 10 minutave lojë kaloi në epërsi mysafirët pas një asistimi shumë të bukur të Serge Gnabryt (10').
Bayern vazhdoi me posedimin e topit me Barcelonën që provonte të krijonte disa aksione që gjithashtu nuk i finalizonin.
Kur Barcelona nisi të sulmonte, Bayern krijoi një tjetër aksion të bukur me Gnabry që dhuroi një asistim të shkëlqyer, veçse këtë herë topin në rrjetë e dërgoi Eric Maxim Choupo-Moting (31').
Në përfundimin e pjesës së parë, Barcelona fitoi një penallti pasi Robert Lewandowski u faullua brenda zonës nga Matthijs de Ligt, por pas rishikimit të VAR-it, vendimi ndryshoi.
Në pjesën e dytë, Bayern prapë e nisi më mirë duke shënuar përmes Gnabry, mirëpo VAR-i pastaj e vlerësoi si pozitë jashtë loje (57').
Barcelona nisi të ishte më e rrezikshme kur bëri disa zëvendësime siç ishte i Ansu Fatit, por goditja e spanjollit nuk përfundoi brenda rrjetës.
Sidoqoftë, në përfundimin e ndeshjes Benjamin Pavard realizoi nga afërsia pas një asistimi të Gnabry, i cili kompletoi het-trikun për asiste.
Kështu, me këtë fitore Bayern Munich siguron kalimin si lider nga grupi C me 15 pikë, derisa Barcelona tashmë ka rënë në Ligën e Evropës si pozitë e tretë me katër pikë.
Në anën tjetër, edhe Atletico Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas barazimit ndaj Bayer Leverkusenit.
Skuadra gjermane kaloi në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë ku Diaby gjeti rrjetën pas asistimit të Hlozek (9').
Vendasit pastaj u kundërpërgjigjen përmes Yannick Carrasco që u asistua nga Antoine Griezmann (22').
Mirëpo, vetëm shtatë minuta më vonë Callum Hudson-Odoi riktheu epërsinë e Leverkusenit (29').
E tëra që arriti të bëjë Atletico ishte goli i dytë, njëkohësisht i barazimit përmes Rodrigo de Paul (50').
“Los Rijoblancos” kishin rastin e artë që të mbeteshin në garë në fundin e ndeshjes, por Carrasco humbi penalltinë në kohën shtesë (90+8’).
Atletico tani renditët e treta me pesë pikë, katër më pak se Porto që renditët e dyta derisa në xhiron e fundit do të vendoset nëse mund të sigurojë kualifikimin në Ligën e Evropës apo do të eliminohet nga garat evropiane.