Heroi i ShBA-së dërgon mesazh nga spitali, jep shenja se do të luajë të shtunën - NACIONALE

Heroi i ShBA-së dërgon mesazh nga spitali, jep shenja se do të luajë të shtunën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisic, ka dërguar mesazh i shtrirë nga spitali në mbështetje të kombëtares së tij, pasi u lëndua gjatë shënimin të golit fitues ndaj Iranit, që në fund doli të ishte goli i kualifikimit në 1/8 e finales.

Sulmuesi i Chelseat ‘u zotua’ se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të ShBA-ve në vitet e fundit, kur të shtunën do të përballet me Holandën për një vend në çerekfinale.

Anësori 24-vjeçar përfundoi aksionin në mënyrë brilante, duke shënuar nga afërsia në portën e iranianëve, pas një aksioni të nisur nga Weston McKennie e duke përfunduar me asistin me kokë nga Sergio Dest.

Lojtari i Chelseat mori një goditje të fortë në fytyrë

Gjatë shënimit të golit, amerikani u përplas me portierin Alireza Beiranvand dhe mbeti i shtrirë në fushë, teksa shokët e tij filluan festën për golin e shënuar.

Ekipi mjekësor hyri në fushë për ta tërhequr lojtarin jashtë, i cili ia doli të ngrihej në këmbë dhe të luajë deri në përfundim të pjesës së parë, ku pastaj me të nisur pjesa e dytë u zëvendësua nga Brenden Aaronson i Leeds Unitedit.

Ai u ndihmua të ngrihej në këmbë, por dukej qartë i tronditur dhe me pak dhimbje

Pulisic u dërgua në spital për trajtim më të mirë të lëndimit dhe nga shtrati atje vendosi të dërgojë një mesazh motivues dhe shpresëdhënës për tifozët e ShBA-ve.

“Jam krenar me djemtë. Do të jem gati për të shtunën, mos u brengosni”, ishte mesazhi i yllit të Chelseat që shkroi në rrjete sociale.

Pulisic e ndoqi pjesën e dytë nga spitali

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetëm kombëtarja e shtatë që siguron kualifikimin në fazën e 16 skuadrave më të mira, përkrahë Anglisë, Holandës, Senegalit, Francës, Brazilit dhe Portugalisë.

Anglia përfundoi në krye të Grupit B me shtatë pikë nga nëntë të mundshme

Faza e eliminimit direkt do të fillojë të shtunën, pikërisht me ndeshjen e ShBA-ve me Holandën dhe luhet me fillim nga ora 16:00.

Lajme të ngjashme