Mësohen dy ndeshjet e raundit të 16-të në Kupën e Botës
Meqenëse ndeshjet e grupit A dhe B tashmë kanë përfunduar, janë mësuar dy çiftet e para për fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës.
Duke parë rregullat e FIFA-s për këtë Kupë të Botës, vendi i parë i grupit A do të përballet me pozitën e dytë të grupit B, dhe pozita e dytë e grupit A me liderin e grupit B.
Prandaj, i bie që Holanda (lider i grupit A) do të përballet me ShBA-në, derisa Anglia (lider i grupit B) me Senegalin.
Përballja e parë do të zhvillohet mes Holandës dhe ShBA-së me fillim nga ora 16:00 ditën e shtunë (3 dhjetor), derisa Anglia me Senegalin të dielën me 4 dhjetor me fillim nga ora 20:00