KATAR 2022 | Shtetet e Bashkuara e mposhtin Iranin, bashkë me Anglinë kalojnë në fazën e eliminimit direkt - NACIONALE

KATAR 2022 | Shtetet e Bashkuara e mposhtin Iranin, bashkë me Anglinë kalojnë në fazën e eliminimit direkt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Anglisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy kombëtaret që "prenë" biletën për fazën e eliminimit direkt nga grupi B i Kupës së Botës "Katar 2022".

"Tre Luanët" ashtu siç pritej fituan bindshëm ndeshjen ndaj Uellsit (3:0), derisa ShBA me mund eliminoi Iranin (1:0).

Anglia e nisi për mrekulli nga minuta e parë duke rrezikuar përmes Marcus Rashford, i cili kishte një rast të artë nga afërsia përballë portierit, por që nuk e konkretizoi.

Dy kombëtaret në fakt assesi nuk ia dolën të gjejnë rrugën drejtë rrjetës në pjesën e parë, prandaj shkuan në pushim në rezultatin e barabartë 0:0.

Ishte Rashford që me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë kaloi Anglinë në epërsi (50').

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, nga një kundërsulm i shpejtë Harry Kane gjeti për mrekulli të harruar Phil Foden, që e kishte të lehtë ta finalizonte (52').

Pas kësaj, Uells rrezikoi përmes Moore, por goditja e tij u ndal nga Pickfordi.

Fitoren e Anglisë e vulosi vetë Rashford, duke dribluar për mrekulli dhe me një goditje precize shënoi të dytin personal (68').

Kështu, Anglia avancon si lider nga grupi B me shtatë pikë, derisa Uells e mbyll si pozitë e fundit me katër sosh.

Ndërkohë, në anën tjetër ShBA me mjaftë vështirësi arritën fitore ndaj Iranit për t'u kualifikuar tutje, pra me rezultat minimal 1:0.

Ishte Christian Pulisic që bëri heroin, duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të bukur të Sergino Dest (38').

Në fakt, amerikanët arritën ta realizojnë edhe përmes Timothy Weah në përfundimin e pjesës së parë, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Edhe pse kjo ishte ndeshje e rëndësishme, Iran nuk është që tregoi ndonjë gjë duke mos pasur asnjë gjuajtje drejt portës.

ShBA avancon tutje si pozitë e dytë me pesë pikë të mbledhura, derisa Iran e mbyll si pozitë e tretë me tre sosh.

Përpos kësaj tani janë mësuar edhe dy ndeshjet e fazës së eliminimit direkt, me Anglinë që do të përballet me Senegalin, derisa ShBA me Holandën.

Lajme të ngjashme