Rapidi i Bukureshtit me përmbysje të çmendur, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi shënojnë gola fantastik - NACIONALE

Rapidi i Bukureshtit me përmbysje të çmendur, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi shënojnë gola fantastik

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Rapidi i Bukureshtit ka arritur ta përmbysë rezultatin ndaj liderit aktual FCSB, me Albion Rrahmanin e Ermal Krasniqin që shënuan të dy golat.

FCSB ishte lideri i ligës romune në sezonin e rregullt, ndërsa Rapidi përfundoi e dyta, ndërsa tani në Fazën ku shpallet kampioni, këta të fundit nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë, por sot janë duke triumfuar ndaj liderëve, fal dy yjeve kosovar.

FCSB kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e Olaru.

Por Rapidi u kthye në lojë vetëm dy minuta më pas, kur Albion Rrahmani asistoi për Ermal Krasniqin, me këtë të fundit që shënoi gol shumë të bukur për të barazuar rezultatin në 1:1.

Katër minuta më vonë gol shënoi Albion Rrahmani, ai u shkëput më së larti në zonë, duke shënuar gol fantastik me kokë për ta çuar ekipin e tij në epërsi 2:1.

Edhe një kosovar tjetër shënoi për Rapidin, ishte Florent Hasani që gjeti rrjetën, por goli i tij u anulua nga VAR.

Tashmë kur ka filluar pjesa e dytë, Rapidi ende është në epërsi, me skuadrën që mbanë ende gjallë shpresat për kualifikim në gara evropiane, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në përfundim.

Lajme të ngjashme