Harvey Elliott nuk mundi t'i përmbante lotët gjatë intervistës zemërthyese mbrëmë
Harvey Elliott ishte ekstremisht emocional pasi shënoi në fitoren 9-0 të Liverpoolit kundër Bournemouthit, të shtunën pasdite.
I riu ishte në formacionin startues për ndeshjen e Premier Ligës.
Dhe ai shënoi golin e dytë të Liverpoolit në minutën e gjashtë.
Topi përfundoi tek Elliott jashtë zonës së rrezikshme dhe ai lansoi një goditje brilante me të majtën për ta gjetur qoshen e epërme të rrjetës.
Elliott ra në gjunj dhe shikoi qiellin në një festim emocional.
Scoring his first @PremierLeague goal in style 💎 pic.twitter.com/2OMPQ7Gx92
— Liverpool FC (@LFC) August 27, 2022
Ai pastaj nuk mund të përmbahej në intervistën pas ndeshjes.
19-vjeçari zbuloi se emocionet e tij vinin nga vdekja e gjyshës vetëm disa ditë para ndeshjes.
Mesfushori u shpreh për 'LFCTV': "Po, gjyshja ime vdiq disa ditë më parë, është për të dhe më e rëndësishmja janë tri pikët".
Harvey ❤️ pic.twitter.com/Zf8MNWy1rc
— The Anfield Talk (@TheAnfieldTalk) August 27, 2022
Ai vazhdoi: "Vetëm gjuaj. Disi kam pasur disa shanse këtu dhe aty, veçanërisht kundër Palace, por fatmirësisht topi sot përfundoi në rrjetë.
"Ishte ndjenjë madhështore të shënoja në 'Anfield', jo çfarëdo goli, por një gol të tillë. Gjithmonë ia vlen puna e madhe kur dëgjon turmën duke brohoritur. Për mua personalisht, është madhështore dhe shpresoj se do të shënoj shumë të tjerë".
Duke folur për paraqitjen e Liverpoolit, ai tha: "Ishte e pabesueshme. Ishte përgjigje perfekte nga ne të shënonim aq shumë gola sa shënuam. Më e rëndësishmja, morëm tre pikët".
"Është ëndërr për ne, është definitivisht një gur shkelës për ndeshjet e ardhshme. Do ta përdorim për motivim për t'i bërë gjërat si duhet të mërkurën.
"Pati shumë presion mbi ne lojtarët të performonin ashtu dhe e bëmë. Të shënonim pesë gola në pjesën e parë ishte start i mirë për ne. Luajtëm tejet mirë përgjatë ndeshjes dhe urime për djelmoshat e rinj që merituan shansin.

"Ata merituan të luajnë sot dhe janë ata që na bëjnë të vazhdojmë në stërvitje po ashtu. Është shlirim masiv dhe jemi të ngazëllyer për të mërkurën. I kthehemi fazës së zënë tash, tri ndeshje për një javë. Rikuperimi është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të vazhdojmë.
"E përdorim të sotmen si motivim, por nuk mund të ngazëllehemi edhe shumë për të sepse Newcastle është një tjetër ndeshje e vështirë, dhe pastaj Evertoni po ashtu. Kemi ndeshje t ëvështira. Të gjithë me të cilët luajmë në Premier Ligë janë të vështirë. Thjesht duhet të sigurohemi të kemi një performancë tjetër si ajo e sotmja".
