Haaland: Penalltia një nga momentet më nervoze të jetës sime - NACIONALE

Haaland: Penalltia një nga momentet më nervoze të jetës sime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, u kthye nga lëndimi dhe hyri në lojë në pjesën e dytë, kur skuadra e tij Manchester City ishte duke barazuar me Fulhamin, por 22-vjeçari në minutat shtesë shënoi për fitoren 2:1 nga penalltia dhe këtë moment ai e ka përshkruar si një nga më nervozet në jetën e tij.

Haaland siguroi një fitore 2-1 për Manchester Cityn të shtunën pasdite, kur gjuajti shumë saktë nga pika e bardhë në minutat shtesë të ndeshjes, duke shkaktuar festime të egra nga trajneri Pep Guardiola.

Erling Haaland Pep Guardiola Manchester City 2022-23

Sulmuesi i ardhur këtë verë te qytetarët tha për Sky Sports : "Fantastike. Isha nervoz [për penalltinë]. Ishte një nga momentet më nervoze të jetës sime, por fantastike. Një penallti në minutën e fundit, sigurisht që do të isha nervoz. Por ndjesi e mahnitshme. E dua. Isha i lënduar për një javë dhe është shumë e rëndësishme të kthehesh e të fitosh."

Erling Haaland Manchester City 2022-23

Penalltia e Haaland i dha Cityt tre pikë të rëndësishme për ta marrë kreun e tabelës përpara udhëtimit të Arsenalit në Stamford Bridge për t'u përballur me Chelsean të dielën.

City mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit nga loja të mbrojtësit portugez, Joao Cancelo, i cili shkaktoi penallti në po atë rast dhe skuadra e Pep Guardiolas pranoi golin e barazimit, por arriti të fitonte në momentet e fundit të lojës.

Erling Haaland Pep Guardiola Manchester City 2022-23

Me 94 minuta e 33 sekonda, konvertimi i penalltisë i Haaland është goli më i vonshëm fitues i Cityt në një ndeshje të Premierligës që nga nëntori 2017, kur Raheem Sterling shënoi në 95:04 kundër Southampton.

Me golin e shënuar në minutat shtesë, Haaland shkon tani në 18 gola të shënuar në 12 paraqitje, duke kryesuar bindshëm në listën e golashënuesve, me Harry Kane, që është ndjekësi më i afërt me 10 gola.

Erling Haaland Manchester City 2022-23

Haaland dhe bashkëlojtarët e tij janë sërish në aksion të mërkurën kur presin Chelsean në raundin e tretë të Carabao Cup.

Lajme të ngjashme