Haaland barazoi rekordin fantastik të Cristiano Ronaldos me golin ndaj Arsenalit - NACIONALE

Haaland barazoi rekordin fantastik të Cristiano Ronaldos me golin ndaj Arsenalit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Erling Haaland barazoi rekordin fantastik të Cristiano Ronaldos në më pak ndeshje për të shënuar 100 gola për një klub, në barazimin 2:2 ndaj Arsenalit.

Norvegjezi realizoi 99 gola në 103 ndeshje dhe kishte rastin për të vendosur rekord unik, mirëpo nuk e gjeti rrugën drejtë rrjetës në barazimin 0:0 ndaj Interit në mesajvën e kaluar.

Mirëpo, Haaland nuk dëshpëroi dhe e gjeti golin e 100-të në fanellën e Cityt në barazimin ndaj Arsenalit, ku shënoi gol të hershëm për t’i dhënë epërsinë “Qytetarëve”.

Haaland ndër të tjera bëhet lojtari i 19-të në histori që shënon 100 gola për Cityn. Kevin de Bruyne ishte i fundit kur e arriti këtë në muajin prill.

Haaland ndërkohë po vazhdon t’ia thyejë rekordet vetës, ku ka shënuar 10 gola në vetëm pesë paraqitje, gjë që s’ishte arritur asnjëherë më parë në kampionatin anglez.

Përndryshe, rekordin për 100 gola në 105 ndeshje për herë të parë e kishte realizuar vetëm Cristiano Ronaldo, në fanellën e Real Madridit.

Lajme të ngjashme