Guardiola i godet Arsenalin, Unitedin, Chelsean e Liverpoolin: Duan të na përjashtojnë, se e duan vendin tonë në Champions
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se gjashtë rivalët direkt për titull duan t'i përjashtojnë nga të gjitha garat evropiane.
Premierliga ka pretendime se Man City ka thyer mbi 100 rregulla financiare gjatë viteve të fundit, ku nëse rezulton e vërtetë mund të gjobiten, humbin pikë dhe ndoshta të bien nga liga.
Guardiola në konferencë për shtyp ka treguar se top klubet duan t'i përjashtojnë nga garat evropiane, në mënyrë që të luajnë në vendin e tyre.
"Kanë hapur procedurat tani. Çfarë na kanë bërë, duhet të keni kujdes në të ardhmen. Shumë klube kanë bërë sugjerime dhe shumë të tjera që mund të akuzohen si ne pa qenë fajtor".
"Burnley, Wolves, Leicester, Newcastle, Spurs, United, Liverpool, Arsenal, Chelsea na duan jashtë garave evropiane. Nuk jemi pjesë e kësaj lige".
"Ata besojnë që nuk kemi luajtur drejtë. Ne mund ta pranojmë atë, por na lejoni të mbrohemi sepse e bëmë drejtë. 19 skuadra po na akuzojnë".
"Ka sugjerime, nuk e di. Duhet të shkosh te drejtorët, Daniel Levy dhe pyeti ata".
Në fund, tekniku katalunas konfirmoi se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë në "Etihad Stadium".
"Nuk do të lëvizi nga kjo karrige, mund t'iu siguroj këtë. Më shumë se kurrë. Ata nuk më gënjyen. Shikoni UEFA-n, ata nuk bënë asgjë gabim. E dëshmuam, është e njëjta çështje", përfundoi ai.
Manchester City në xhiron e radhës do të jetë nikoqir i Aston Villas, të dielën me fillim nga ora 17:30.