Guardiola: Haaland po ndihet mirë, por ne do ta vlerësojmë situatën në vazhdim - NACIONALE

Guardiola: Haaland po ndihet mirë, por ne do ta vlerësojmë situatën në vazhdim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, po ndihet mirë pas një shqetësimi që pati në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën kundër ish-skuadrës, Borussia Dortmund, por që situatën e tij do ta vlerësojnë pas stërvitjes së pasdites.

Qytetarët do të përballen me Leicester Cityn këtë të shtunë në kuadër të javës së 14-të të Premierligës, me sulmuesin 22-vjeçar që është në dyshime për të luajtur.

Haaland, i cili ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje të Premierligës këtë sezon, iu desh të largohej nga fusha e lojës kundër Dortmundin vetëm pas pjesës së parë të zhvilluar, pas një goditje që mori në këmbë e gjithashtu ai ishte i shqetësuar edhe me një grip apo ftohje sipas trajnerit spanjoll.

Haaland City 2022-23

“Ai ndihet më mirë, por ne do të stërvitemi këtë pasdite dhe do ta vlerësojmë pas disa orësh”, tha Guardiola në konferencën e tij për shtyp në ditën e sotme.

RUMOUR: Pep Guardiola in Talks for Man City Extension - Bitter and Blue

“Do të shohim se si ndihet ai në këmbë dhe pastaj ne do të vendosim. Do ta di pas dy orësh nëse ai është në gjendje të luajë apo jo në ndeshjen e së shtunës”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës.

Në rastin më të keq, nëse Haaland nuk do të arrijë të jetë i gatshëm për ndeshje, atëherë Guardiola thotë se Julien Alvarez do të jetë zgjedhja e parë.

Pep Guardiola llenó de elogios a Álvarez: “La gente está hablando mucho de Haaland, pero Julián es excepcional” - Infobae

Ai tha: “Normalisht kur Erling nuk është gati, Julian është opsioni i parë.

“Sigurisht që do ta luajmë me të, patjetër. Ai mund të luajë në një nëntë i rrem, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Unë mendoj se Julian mund të shënojë dhe është i mirë [në] këtë aspekt, kështu që nëse Erling nuk luan, jo nesër, për të ardhmen, Julian është opsioni i parë."

Alvarez i ka parë mundësitë e tij të kufizuara për shkak të formës së Haaland.

Por Guardiola e di se sulmuesi argjentinas do të jetë gati nëse thirret.

Lajme të ngjashme