Gjuajtjet e Valverdes ishin aq të forta sa i bënë për përkujdesje mjekësore tre iranianë brenda një ndeshje
Fede Valverde ka qenë duke luajtur si një lojtar krejtësisht tjetër gjatë kësaj fushate.
Uruguaiani ishte performues solid për Real Madridin sezonin e kaluar por tash po ofron paraqitje të klasit botëror për çdo javë.
Pa marrë parasysh në cilën pozitë apo krah luan, Valverde ofron kualitet.
24-vjeçari së fundmi shënoi golin e fitores në triumfin 2-1 të Real Madridit kundër Atleticos, i cili erdhi vetëm disa ditë pasi ai shënoi gjatë një paraqitjeje masterklas individuale kundër RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve.
Me Valverden në formë jetësore, Uruguai mund të jetë një kërcënim serioz në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit, edhe pse përgatitjet nuk po i shkojnë aq mirë.
Të premten, Kombëtarja nga Amerika e jugut u mposht 1-0 nga Irani në ndeshjen për nxemje, derisa Mehdi Taremi i Portos shënoi golin e vetëm.
Valverde luajti për 90 minuta të plotë në qendër të mesfushës, por nuk arriti të influenconte rezultatin.

Vlaverde, masivisht i përfshirë kundër Iranit
Mirëpo, nuk është se nuk u mundua, megjithatë. Valverde tentoi të shënonte në disa raste dhe secilën herë, ai nënvizoi sa të fuqishme janë gjuajtjet e tij.
Në tre rastet kur ish-lojtari i Penarol goditi nga distanca, një futbollist iranian e pësoi keq pasi u godit nga topi.
Në dy prej rasteve topi goditi kundërshtarin në kokë, derisa në rastin tjetër topi goditi lojtarin në pjesët intime.
Një përmbledhje me goditjet e jashtëzakonshme të Valverdes duke lënduar lojtarët iranianë po bën xhiron në rrjetet sociale.
Valverde e mbajti stafin mjekësor të Iranit shumë, shumë të zënë të premten mbrëma. Ndani një lutje për Shojae Khalizadeh me fanellën me numër 4.
Më poshtë, disa prej përgjigjeve më të mira të fansave në 'Reddit'.
Mdrrrrr Fede Valverde il a un bazooka a la place des jambes c’est trop pic.twitter.com/HAmjeJ8H5G
— KYKY ©️ (@aws_gms) September 24, 2022
