Gazetari më i ndjekur momentalisht në Itali thotë se së paku 10 lojtarë të tjerë janë të përfshirë në skandalin e basteve
Gazetari italian, Fabrizio Corona, që momentalisht është më i ndjekuri në të gjitha rrjetet sociale, ka zbuluar se të paktën edhe 10 futbollistë të tjerë janë të përfshirë në skandalin e madh të basteve, që ka kapluar futbollin italian.
Corona foli për Il Corriere della Sera në një artikull të botuar të shtunën në mëngjes, gjatë të cilit ai shpjegoi se të paktën pesë ose gjashtë agjentë dhe klube janë gjithashtu të përfshirë.
Gjatë intervistës së tij, Corona dha edhe disa të dhëna për burimin e tij, për të cilin ai pretendon se është i afërm i një ish-lojtari të Interit nga koha e Jose Mourinhos në San Siro.
Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli u akuzua për herë të parë për baste të paligjshme nga Corona në gusht dhe lojtari e pranoi këtë kur foli me hetuesit në Torino të enjten.
Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo u morën në pyetje nga policia në Coverciano të enjten në mbrëmje, përpara se dyshja e Premierligës të tërhiqeshin nga kombëtarja.

Nicola Zalewski i Romës u emërua si lojtari i katërt i përfshirë në hetimin në rritje të premten, por pretendimi i fundit i Corona është se ka më shumë lojtarë dhe më shumë klube që do të emërohen së shpejti.

“Dijeni se të paktën 10 futbollistë të tjerë, pesë ose gjashtë agjentë dhe strofulla klandestine të lojërave të fatit janë gjithashtu të përfshirë”, tha Corona për Il Corriere në historinë kryesore të së shtunës.
Kur u pyet se sa klube të ndryshme janë përfshirë në skandal, Corona u përgjigj: “Pesë, gjashtë. Nuk mund t'i përmend emrat, përndryshe do të hetohem.”

Në përgjigje të pyetjeve mbi praninë e policisë në Coverciano në fillim të javës, Corona u përgjigj: “Ata nuk do të kishin shkuar kurrë atje nëse nuk do t'i kisha përmendur emrat. Ata e dinin për këtë, por do të kishin pritur deri pas ndeshjes së Italisë. Ne praktikisht po bëjmë dy hetime paralele,” vazhdoi ai. “Kjo është hera e parë që punoj me prokurorinë si person famëkeq le të themi. Do të tregoj gjithçka në programin e Nunzia Di Girolamo menjëherë pas ndeshjes. Ne do të emërtojmë emra të tjerë dhe do të zbulojmë burimin tonë të lajmit. Ai është daja i një ish-lojtari nga Interi i Mourinhos, mik i ngushtë i Mario Balotellit. Mario është miku im, ai ka ardhur këtu për të më parë shumë herë, ai u trondit nga provat që i dhashë. Gjithçka është verifikuar, të martën do të dërgojmë një intervistë dhe do t'i emërojmë të tjerët pak nga pak.”
I pyetur nëse ka ndonjë lojtar tjetër nga formacioni kombëtar i përfshirë, Corona u përgjigj: “Po. Ka edhe presidentë. A e dini cili është problemi?”, pyeti Corona, përpara se të jepte përgjigjen: “Këta lojtarë janë të sëmurë. Kumari është një varësi serioze, si kokaina, ato shfrytëzohen nga sistemi. Në fillim ata luajnë lojëra elektronike, blackjack, pastaj strofkat e bixhozit, përpara se të bëhen viktimë e botës së krimit. Këto janë ato për të cilat unë di, por do të ketë të tjera," paralajmëroi ai.


