Ylli i Italisë përballet me akuza të rënda, dyshohet se ka organizuar rrjetin e paligjshëm të lojërave të fatit
Ylli i Kombëtares së Italisë dhe Aston Villës, Nicolo Zaniolo, raportohet se është duke u përballuar me akuza shumë të rënda sa i përket basteve, pasi dyshohet se ka qenë organizues i një rrjeti të paligjshëm të lojërave të fatit.
Mesfushori i Aston Villas së bashku me bashkatdhetarët Sandro Tonali dhe Nicolo Fagiolo u morën në pyetje nga policia për dyshime se kanë shkelur rregullat e basteve.
Sipas La Repubblica, Zaniolo dhe Tonali kanë këmbëngulur që ata kanë vënë bastet e tyre vetëm në blackjack dhe poker dhe nuk u morën me bastet e futbollit.
Nga ana tjetër, është raportuar se Fagiolo ka vënë bast mbi një milion euro që mund ta bëjnë atë të përjashtohet për tre vjet së bashku me një gjobë prej 25,000 euro (21,680 £, 26,280 dollarë).
Megjithatë, sipas ANSA, veprat e Zaniolos raportohen të jenë më të rënda në natyrë se dy të tjerat dhe është akuzuar për shkelje të nenit 4 të ligjit 401/98.

Kjo do të thotë se policia dyshon se ai ka qenë person aktiv në organizimin dhe përhapjen e paligjshme të basteve.
Duhet të theksohet se futbollistët profesionistë janë të ndaluar të vënë baste në çdo ngjarje sportive.
Për më tepër, sipas Dillinger News, Zaniolo dyshohet se ka vendosur gjithashtu baste në një ndeshje të Coppa Italia ku përfshihet Roma "ndërsa ai ishte në stol".
Megjithatë, mësohet se gjatë ndeshjes konkrete Zaniolo është dëmtuar dhe nuk është përfshirë në skuadrën e ditës së ndeshjes.
Zaniolo dhe Tonali janë liruar nga kampi i ekipit kombëtar të Italisë mes hetimeve në vazhdim dhe nuk do të marrin pjesë në ndeshjet e ardhshme të ‘Azzurrit’ kundër Maltës dhe Anglisë, përkatësisht të shtunën dhe të mërkurën.

