Gattuso kërkon të përforcohet me Januzajn, pasi Sevilla nuk dëshiron ta mbajë në skuadër - NACIONALE

Gattuso kërkon të përforcohet me Januzajn, pasi Sevilla nuk dëshiron ta mbajë në skuadër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Adnan Januzaj nuk ka arritur të bindë askënd te Sevilla. Interesim për të po shfaq një tjetër klub i madh spanjoll. Bëhet fjalë për Valencian, e cila e dëshiron sulmuesin 27-vjeç në formë huazimi.

Gennaro Gattuso pëlqen profilin e Adnan Januzajt. Edhe ashtu skuadra e tij po has në krizë të madhe të ndërtimit të rasteve për shënim, si dhe të finalizimit të tyre. Brishtësia e këtij reparti vërehet edhe nga aspekti statistikor, ku tërë ekipi në La Liga ka shënuar 23 gola.

Për këtë arsye trajneri italian u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë të pamundurën për ta afruar në “Mestalla” Januzajn. Sipas gazetave sportive spanjolle si “Marca” dhe “AS”, negociatat mes dy klubeve kanë filluar.

Ato po vazhdojnë dhe gjithnjë ka më shumë optimizëm. Valencia dëshiron që ta transferojë Januzajn në formë huazimi. Problem përbën paga e lartë e 27-vjeçarit. Sevilla paguan atë plot 3 milionë euro.

Valencia ka propozuar që paga e tij të paguhet nga të dy ekipet me nga 50 për qind. Ky ka mbetur detaji më i rëndësishëm për t’u zgjidhur para se Januzaj të kalojë në “Mestalla”.

Përfaqësuesi belg nuk ka bindur drejtuesit e klubit “andaluzjan” vetëm pesë muaj pasi u transferua aty si futbollist me parametra zero.

Gjatë këtij sezoni të La Ligas ai është inkuadruar vetëm dy herë, për 46 minuta tërësisht. Shumë pak në krahasim me pritjet enorme që janë ndërtuar rreth tij para fillimit të këtij sezoni. Dalëngadalë ai është portretizuar edhe si një dështak i Sevillas, që nuk ka arritur ta arsyetojë besimin e klubit.

Lajme të ngjashme